Anëtaria e Vetëvendosjes, homoseksualët janë të sëmurë dhe ‘shkije’

0
130

Anëtaria e Vetëvendosjes, Donika Gashi, homoseksualizmi është sëmundje. Anëtarët e LGBTI’së, ajo i quan ‘shkije’.

Kur Donika Gashi ishte anëtarësuar në Vetëvendosje, kreu i saj, Albin Kurti, e kishte promozuar si vlerë.

“Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për Vetëvendosjen”, kishte shkruar veç tjerash Kurti.

Por, Gashi, shkruan kështu për anëtarët e komunitetit LGBTI:

“Për herë të parë në Gjermani kam qenë në vitin 1996 me një ekip të estradës dhe për fatin tim, turneu ka qenë i gjatë dhe lëvizës prej një qyteti në tjetrin prej jugut e deri në veri të vendit.

Mbaj mend që prej lloqit të Prishtinës së viteve 90’të, institucioneve të uzurpuara nën masat e dhunshme serbe kur mundësia për punë ishte inekzistente e lëre ma mundësia për udhëtim të lirë të kosovarëve në Evropë (asokohe nga Kosova për ma tutje shkohej veq për azil), kjo më erdhi si një dhuratë nga Zoti dhe ishte shans që nuk lëshohej.
Çka me thanë për Gjermaninë? – Pos që u pata impresionu. Me gjithçka! Prej arkitekturës, pastërtisë e rregullit, e deri te përshëndetja e njerëzve të panjohur kur hynin e dilnin nga restorani.
Megjithatë, nja dy përjetime kanë qenë tepër shokuese për mua:
– Pamjet e gjoksave të varun të prostitutave nëpër dritaret e shtëpive publike të cilat pa ngurrim ftonin me dorë njerëzit nga rruga dhe kjo ndodhte në pikë të ditës në Frankfurt;
– dhe, në mbramje kur më pat rastisë me i pa meshkujt përdore t’u shetitë në park të qytetit në Shtutgard (si te na hetero-dashnorët e njoftun të “Kurrizit”) dhe narkomanët që shkarraviteshin parkut t’u gjëmu në kriza të randa.
Këto pamje kanë qenë kulmi i irritimit.

Ndërkohë u lodha, më mori malli për njerëzit e shpisë dhe erdhi koha m’u kthy n’Kosovë. Fort u pata g’zu që po kthehem në vendin tim ku prostitutat, homoseksualët dhe narkomanët ose nuk i njeh ose beson që në vendin tand nuk ekzistojnë. (Sepse, në mentalitetin me të cilin jemi rritur, këto kategori kanë ekzistuar veç te “shkijet”!!)
Por, ja që vjen dita kur e sheh dhe e kupton që këto kategori nuk janë të rezervuara veç për një etni a kulturë, por janë fenomene të vjetra prej të cilave njerëzimi vuan që nga fillet e tij.
Nejse.
Tashmë pak ka randësi mentaliteti dhe fryma me të cilët jemi rritur. Tash kanë randësi veç ato vlera në të cilat besoj.
(Le të thonë sociologjia dhe psikologjia çfarë të duan. Tekefundit janë shkenca humane, të zhvilluara e të kultivuara nga njerëzit, shpesheherë edhe nga i forti që qëllon pervers dhe edhe shkencës i jep “fakte” sipas dëshirës dhe fuqisë që ka. Por tjetër temë kjo.)

Meqenëse njerëzit kanë të drejtën e pashmangshme të zgjedhin mënyrën e vet të jetesës dhe poashtu kanë të drejtën të pajtohen dhe të kundërshtohen, unë zgjedh t’a kundërshtoj ‘Paradën e “krenarisë”!’ dhe në mënyrë kategorike refuzoj të besoj që ai marshim ka të bëj me ndonjë vlerë.

Homoseksualizmin e konsideroj sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar.
Por, jam pajtuar që edhe ndër ne ka këso “shkijesh” të cilët kanë të drejtë të jetojnë ashtu si duan vetë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu