Arbana Xharra pranon se i ndihmon njerëzve të shkruajnë kundër Albin Kurtit

0
59

Ish-kryeredaktorja e gazetës Zëri, Arbaana Xharra e cila në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit iu bashkua Kadri Veselit si lider i ri i PDK-së u bë temë e medieve dje pasi zëdhënësi i partisë Vetëvendosje, ia publikoi disa mesazhe të saja me një qytetar.

Arbana Xharra, një kritikuese e madhe e PDK-së të cilën e quajti “parti të krimit” iu bashkua kësaj partie por mori shumë kritika nga publiku, u përfshi përsëri në një skandal, kur zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, ia publikoi disa mesazhe, bashkëbisedim në “Messenger” të Facebook-ut me një qytetar ku Xharra i shkruan një “letër zhgënjimi nga Albin Kurti”, ish-lider i VV-së, kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Shkodran Hoti

Arbana Xharra ka urrejtje të pashpjegueshme për VV’në. Ajo është në gjendje të bëjë çdo gjë kundër nesh. Më poshtë mund ta shihni zellin e jashtëzakonshëm të saj që të nxisë propagandë kundër VV’së. Aq sa është e gatshme që njerëzve të ua shkruaj edhe statuset në facebook me gjuhë plot mllef, e madje t’iu sugjerojë që të ia nisin Express’it të mikut të saj, Berat Buzhala, medium ky që tradicionalisht i ka shërbyer klanit “Pronto”!

Lexojeni këtë bisedë interesante të Arbanës me një qytetar të rëndomtë, të cilin përpiqet ta bindë sa e keqe është VV.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.

Në bazë të këtyre mesazheve të publikuara, Xhara i shkruan qytetarit një letër nëpërmjet së cilës atakohet Kurti nga këndvështrimi i një qytetari që më vonë doli të jetë shtirur si “i zhgënjyer”.

E Xharra ka reaguar një ditë pas këtij publikimi. E ka pranuar se biseda ka qenë e vërtetë por akuzuar VV-në se po sillet si “shërbimi sekret rus”.

No automatic alt text available.Image may contain: textImage may contain: text

Në bazë të këtyre mesazheve të publikuara, Xhara i shkruan qytetarit një letër nëpërmjet së cilës atakohet Kurti nga këndvështrimi i një qytetari që më vonë doli të jetë shtirur si “i zhgënjyer”.

 E Xharra ka reaguar një ditë pas këtij publikimi. E ka pranuar se biseda ka qenë e vërtetë por akuzuar VV-në se po sillet si “shërbimi sekret rus”.
Arbana Xharra

rreth një orë më parë

“Vetëvendosje” me metodat e KGB-së (shërbimi sekret famëkeq rus), ka provu të më kompromentojë. I ka përdorë aktivistët e vet, duke e cenu privacinë time. Mesazhet e publikuara nuk dallojnë nga qëndrimi im në publik.
Unë në mesazhe private, por edhe publikisht ju kam tregu çfarë mendoj për Albin Kurtin.
Me këto metoda po bëni autogola, duke e dëshmu qe ju jeni Sherbim Sekret i Shantazheve. Për mungesë dëshmish ndaj meje për ndonjë aferë korruptive, e shumta që po bëni po jau “bastisni”, telefonat aktivistëve tuaj. Kot. Mesazhe kemi secili prej nesh. Madje, kam edhe mesazhe të tjera me miq të mi që sot janë në VV, në pozita të larta. Veprim i ulët nxjerrja e mesazheve private në publik. Megjithatë, duke synu “dekonspirimin” tim, dekonspiruat shërbimin tuaj!

Ka reaguar më pas edhe zëdhënësi i VV-së.

Shkodran Hoti

54 minuta më parë

Arbana Xharra paska reaguar për mesazhet që ia kam publikuar dhe më paska krahasuar me KGB’në ruse. Si duket, zonja që flet për shantazhe e shërbime sekrete, po harron se është në partinë e ShIK-ut, të cilin po ashtu e quante dikur shërbim famëkeq. Por, aty përfundoi, u tregtua dhe lëpiu atë që kishte pështyer për vite të tëra.

Sa i përket përmbajtjes së bisedave, çështja nuk është tek mendimi i saj për Albin Kurtin sepse edhe ashtu nuk është se është shquar ndonjëherë për ndonjë mendim. Çështja është tek metoda e propagandimit, që flet për mendësinë e saj, të cilën do t’ia kishin zili edhe policët politikë të Gulagut stalinian.

Besoj se në të ardhmen përveç krahasimit me KGB, Arbana do të konsultohet me Kamishin për të ma shndërru edhe emrin në Shkodranovski, siç bënin bashkëpartiakët e saj ndaj njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu