Arben Rugova (PhaZe) me videoklip të ri të zhanrit Hip-Rock

0
445

Artisti i talentuar PhaZe befason fansat me një këngë të re në anglisht, pas publikimit të superhitit “Jam Shqiptar”. Kënga dhe klipi i ri titulluar “Breakout” është inçizuar nga Soundloft Studios në Connecticut, USA me prodhim të Hollywood Productions. Videoklipi është drejtuar nga regjizori i famshëm Edwin Escobar (Shiko Videonklipin ‘Breakout’: [youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LFoi1uNM2sU” width=”560″ height=”315″]

“Breakout” shfaq larminë e talentit Arben Rugova si këngëtar, reper dhe artist i zhanrit hip-rock. Hip Rock-u është krijuar nga i famshmi Run DMC. Artisti Limp Bizkit e ngriti këtë lloj muzike në një nivel më lart duke përfshirë dhe influencat e fundit Jay Z, Fort Minor dhe Lincoln Park.

Më pëlqen energjia e klipit, muzika dhe lirika me kuptim e këngës ‘Breakout’. Vizioni pas videoklipit dhe i zhanrit hip-rock nënkupton mundësinë për t’u shkëputur nga rutina normale, pa patur nevojë t’i nënshtrohesh rregullave dhe ligjit të industrisë së muzikës. E shikoj hip rock-un si një rrugë për të promovuar individualitetin dhe për të ndërtuar veten si artist origjinal. Hip Hopi dhe Rock-u bashkë janë një kombinim ideal për të përcjellë një mesazh. Mesazhi im është të jetosh ëndërrën tënde. Mos u pajto me rrymën dhe je gjithmonë vetvetja!” tha artisti i talentuar, PhaZe.

Me këtë vizion në mendje Benny Rugova në 2012 themeloi bashkë më Koreality (Korey Sacipi) klubin “The New World Outlaws”. The New World Outlaws është një vëllazëri/klub, që përfaqëson një stil muzike të veçantë, me stil të ri veshjesh dhe një stil jete.

Çdo gjë që ndodh në këtë video ka kuptim. Shikon që njërëzit po më hedhin poshtë. Pastaj më shikon që unë lirohem, dhe duke bërë kështu lirohen dhe të tjerët. Në fund lidhemi të gjithë duke formuar një bashkim që rezulton në ‘New World Outlaws’. Një vit më parë iu drejtova Korab Sacipit me idenë për të krijuar klubin dhe ai pranoi menjëherë. Ne e shikojmë New World Outlaws si një vëllazëri, pa rregulla, me 110% besnikëri. Si një person në vete jemi një ushtri me një person, por në fund të gjithë kthehemi tek vendi që na takon tek New Worl Outlaws. Do ketë gjithmonë një veshje, si një bandana, ose pamja jonë e veçantë që na dallon nga të tjetër dhe që përfaqëson New World Outlaws,” tha njëri nga themeluesit e New World Outlaws, PhaZe.

New World Outlaws ka krijuar një reputacion si një klub me muzikë të re dhe ka antarë artistë dhe përkrahës të shumtë si: PhaZe (Arben Rugova), Koreality (Korey Sacipi), AV (Avdi Rugova), Ray Wunda , Kamikazi Flow, Joey Roze, Bop (Sean Zuess),  Driz (Driton Rugova), Gabriel Duke Fontes (Duke), Dorian, Arber, etj.

Kur anëtarët e klubit New World Outlawas janë në një dhomë njerëzit e kuptojmë që jemi të lidhur si vëllezër.Është energjia që sjellim, respekti, dhe besa midis nesh, që na dallon nga të tjetër. Ne mund të kujdesemi për veten, por zgjedhim të kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha Korab/Korey Sacipi, themeluesi i dytë i klubit New World Outlaws, dhe themeluesi i KTV (www.korealityTV.com).

Në vitin 2012 PhaZe lançoi dy videoklipe “Jam Shqiptar” (që ka arritur gati 100,000 shikime në youtube: [youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LUOtf0Kecwk” width=”560″ height=”315″]

Arben Rugova planifikon të nxjerrë dhe mixtapin e ri nga vera e vitit 2013 me titull “The New Era”.

 

Shkruan: Nora Kalaja, New York/Prishtinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu