Armët kimike të Sirisë do t’i kalojnë mafias italiane?

0
107

Porti “Giola Tauro” ku do të shkatërrohen armët kimike komandohet nga “Ndragheta”, mafia më e fuqishme në botë, të ardhurat e së cilës përbëjnë 3% të GDP-së së Italisë. Pas shkatërrimit të armëve kimike fshihen interesa të mëdha, që kapin shifrat e miliarda eurove.

Armëve kimike të Sirisë ende nuk iu është gjetur një vend se ku do të shkatërrohen. Ende shtrohet pyetja: Cili shtet do ti marrë përsipër dhe do të thotë PO?

Pas refuzimit që bëri Shqipëria, më pas Belgjika, Franca dhe Norvegjia, duket se Italia, me portin e saj të famshëm “Giola Tauro” do të jetë “mikpritësja” e arsenalit kimik të Sirisë. Ajo çfarë duket e dyshimtë është se pse Italia mund ti thotë “PO” armëve kimike, kur një sërë shtetesh i refuzuan? Çfarë interesash fshihen pas këtij plani të mundshëm?

Italia thotë “PO”

Nuk është e rrezikshme, dërgojini armët kimike në Kalabri thotë Italia, pasi kjo do të ndihmojë ekonominë e vendit. Por kjo rrezikon edhe zbulimin e mafias kalabreze.

Porti i “Giola Tauro-s”, i cili përbën gjysmën e ekonomisë së rajonit të Kalabrisë ndodhet në krizë, që prej vitit 2011. Në këtë rajon numërohen 400 punëtorë, nga një forcë punëtore që arrin në 300 mijë. Dhe po ta mendosh thellë janë shumë pak persona që punojnë, pse tu themi “JO” armëve kimike, kur të gjithë këta që nuk punojnë mund të pasurohen?

Porti nuk njihet vetëm për krizën ekonomike, por edhe si një qendër e madhe e dërgesave të anijeve me kokainë në Evropë, kokainë e cila del nga Kalabria, nga mafia e njohur si “Ndragheta”, -shkruan “Global Research”, në një analizë mbi shkatërrimin e mundshëm të armëve kimike të Sirisë në Itali.

Domenico Bagala, kryetari i terminalit “Medcenter/Contship”, terminali ku mendohet të shkarkohet arsenali kimik i Sirisë, thotë se përderisa Giola Tauro merret me rreth një të tretën e kontenierëve që vijnë në Itali, është normale që të arrijë të përballojë edhe kontenierë të tjerë që mund të vijnë në këtë port. “Ne operojmë në një territor të vështirë, por kemi masa të larta të sigurisë në vend”, -shprehe Bagala”. Nga pikëpamja e sigurisë duket sikur çdo gjë është në rregull.

Në fakt, Kalabria është e zhytur në korrupsion dhe e sunduar nga krimi i organizuar. J. Patrick Truhn, konsulli i përgjithshëm në Napoli, thotë se nëse Kalabria nuk do të ishte pjesë e Italisë, ajo do të ishte një shtet i dështuar.

“Mafia Ndragheta ka një kontroll tepër të madh në territorin e Kalabrisë, por edhe një ndikim shumë të madh në ekonominë e vendit, pasi 3% të GDP-së së gjithë Italisë e përbën vetëm Kalabria, me paratë që ajo nxjerr nga trafikimi i drogës, zhvatja dhe kamatat. Ndragheta është organizata kriminale më e fuqishme në botë, me të ardhura që arrijnë deri tre miliardë euro, ose 72 miliardë dollarë, dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj në 9 shtete të botës, praktikisht operon në katër kontinente.

Kjo është edhe një arsye mjaft e mirë, që tranziti i armëve kimike të Sirisë të kalojë në Kalabri, pasi është më e vështirë për tu zbuluar.

Dy kompanitë që janë përzgjedhur për të shkatërruar arsenalin kimik janë : “Finland’s Ekokem” dhe “French giant Veolia”. Kjo e fundit varet nga SHBA-të. Materialet më të rrezikshme do të asgjësohen nga një anije amerikane e specializuar posaçërisht për këtë gjë. Ky proces do të kryhet në detin Mesdhetar, por jo në ujërat territorial të SHBA-ve. Kompania Veolia ka përvojë në shkatërrimin e armëve kimike, pasi ka qenë e përfshirë në menaxhimin e mbeturinave dhe projekteve të mëdha të transportit në vendbanimet ilegale në Izrael.

Mafia kalabreze Ndragheta është e specializuar në shkatërrimin e mbetjeve toksike

Ajo çfarë mediat kanë harruar të vënë në dukje, në të gjithë debatin mbi shkatërrimin e armëve kimike, është që mafia Ndragheta, e cila operon në portin “Giola Tauro”, ka disa vite që është përfshirë në tregtinë fitimprurëse të deponimit të mbeturinave toksike në Kalabri. Është një biznes me fitime shifrash marramendëse, që shkojnë në miliarda euro.

 

/Shekulli Online/ E.B./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu