Arrestohen për transplantim dhe trafikim organesh tre veta ne Prishtine

0
179

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, është raportuar për arrestimin e dy meshkujve shtetas të huaj dhe një mashkull shqiptar nën akuzë për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore në një spital privat në Çagllavicë.

Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë material kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu