Arrestohet aktivistet, konfiskohet kamioneta, bastisen autobusët(Foto)

0
330

Kaminote

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivisten Mimoza Abrazhda në Mitrovicë, të tjere jan arrestuar dhe në Qytete të tjera të Kosovës, si Peje, Prizren, Ferizaj e Gjilane, jan bllokuar rrugete që qoin në Prishtine, të gjitha keto për të ndaluar ardhjen e Protestuesve nga regjionet e tjera të Kosovës.

Keto kan ndodhur derisa autobusët me protestues po përgatiteshin niseshin nga Mitrovica, nga Peja dhe Qytetet e tjera. Policët kanë bërë kontrolle tek protestuesit që pritnin për t’u nisur duke e vonuar edhe nisjen e tyre.

Dhe në Prishtine pas pamundësimit të vendosjes së binës në sheshin “Skënderbeu” Policia e Kosovës konfiskon dhe kamionetën në të cilën gjendej zërimi dhe me të cilën u bëhej thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Gjithashtu, Në hyrje të autostradës Prizren Policia ndalon autobusët me qytetarë dhe i bastisur, pastaj i ka nxjerrë jashtë të gjithë për te vonuar sa me shume nisjen drejt Prishtines.

Ndersa Qytetarë të shumtë nga Peja, janë nisur në këmbë për në kryeqytet, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, për ministrin Aleksandër Jabllanoviq dhe për Trepçën.

“Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e autobusit, i cili bëntë transportin e qytetarëve drejt Prishtinës”, ka thënë një burim i Indeksonline.

Kembe ne Prishtine

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu