Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme (Foto)

0
192

Autoritetet zviceriane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”, i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovarë që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zvicerane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokruroia e Shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë. Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Javën e kaluar, Mediat përcollen një rrëfim të familjes Hasani* nga Kosova, e cila kishte paguar 3500 franga për aviobileta të rrejshme nga kompania fiktive “Germany Airlines”.

Egzon Hasani* nga Kosova pagoi 3550 franga zvicerane për 11 bileta, për të udhëtuar nga Zvicra në Kosovë.

Mirëpo, biletat ishin të rrejshme, ashtu siç ishte edhe kompania, e cila nuk ekziston. Hasani* e kishte lajmëruar rastin në Policinë zvierane javën e kaluar. Tash, ai është i kënaqur që i dyshuari është arrestuar.

Një tjetër familje që është mashtruar nga kjo kompani është familja Basha* që jeton në Soloturn.

Vladimir Basha* ka paguar 1300 franga për avio-bileta.

Ai thotë se djali i tij 4-vjeçar ka filluar të qajë kur e ka kuptuar se nuk do mund të shkojë në Kosovë.

“Ishte planifikuar udhëtimi i tij i parë drejt Kosovës”, thotë Basha.

Emanuella Gjidoda* (29-vjeçare) nga qyteti Schötz i Luzernit u mashtrua për 800 franga:

“Një vit më parë, motra ime vdiq nga kanceri dhe u varros në Kosovë. Nëna ime dhe unë donim të udhëtonim në Kosovë në përvjetorin e parë të vdekjes së saj”.

Arbon Agolli* nga qyteti Emmen i Luzernit pagoi 850 franga për avio-bileta të kompanisë “Germany Airlines”, raporton gazeta zvicerane Blick.

“Bleva dy bileta për prindërit e mi, të cilët shkojnë çdo vit në Kosovë për të vizituar miqtë dhe të afërmit. Tani ata tani kanë udhëtuar me një linjë ajrore tjetër”, thotë ai.

Ndërsa, Alban (27-vjeçar) dhe Qendresa Sylejmani (24-vjeçe) nga Bellinzona u mashtruan për 800 franga.

Albani thotë se kishin planifikuar të udhëtonin në Kosovë gjatë muajit gusht.

“Ne kemi shumë festa familjare në muajin gusht. Për fat të keq, tani duhet të anulojmë pushimet”, thotë ai.

Gjithashtu, Familja Krasniqi* nga Lyssi i Kantonit të Bellinzonas i ka transferuar 2,500 franga kompanisë mashtruese “Germany Airlines”.

Të gjithë këta shqiptarë të Kosovës presin që pas arrestimit të të dyshuarit, pronar i kompanisë fiktive “Germany Airlines”, t’u kthehen paratë. (Emrat e përdorur me fusnotë, nuk janë emrat real të personazheve)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu