Arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive – ja detajet

0
131
Hasha me Isen koke me koke
Hashimi dhe Isa, koke me koke

LDK merr Kryeministrinë dhe gjitha ministritë ekonomike. PDK, ndërkaq, merr ministritë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë. Po ashtu, edhe Ministrinë e Arsimit.

PDK dhe LDK kanë bërë një hap të madh para drejt definimit të partneritetit të tyre për katër vitet e ardhshme.

Gjatë fundjes, ekipet punuese të dy partive kanë arritur të merren vesh për ndarjen e ministrive.
Sipas marrëveshjes, LDK do ta marrë Kryeministrinë dhe shtatë ministri tjera, kurse PDK merr tetë ministri.

“Kjo i bie se pushteti do ta ndahet barabartë; 8 me 8, meqenëse edhe Kryeministria konsiderohet ministri në organogramin qeveritar”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedimet mes dy partive.

Katër ministri, ndërkaq sipas tij, pritet t’i marrin minoritetet.

I njëjti burim ka treguar se LDK do të marrë të gjitha ministritë ekonomike; duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë. Derisa PDK do ta mbajë edhe më tej sektorin e sigurisë; Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, FSK’në…

“Problem i madh ka qenë ndarja e Ministrisë së Arsimit, por përfundimisht kjo ministri do t’i mbetet PDK’së”, ka thënë burimi i gazetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu