Arroganca e një Pushteti

0
504

Blerim Muriqi

Rreziku për here të dyte i një proserbi, Kryminister i Kosovës

Sa herë sjellim në vëmendje mesazhe të ndihmësve për lirinë tonë, kujtojmë se populli ynë ka nevojë për ndihmen e vendeve kaq domethënëse në rregullin botëror, por më shumë se kaq kemi nevojë për miqësinë Amerikane.

Ajo me miqësinë e saj asnjëherë nuk na këshillon të falim a shesim atdheun tek armiqtë nga të cilët na ndihmoj me aq përkushtim të çlirohemi. Ajo me përvojën shtetbërëse të saj dhe rolin prijetar në demokracitë botërore, asnjëherë nuk na këshillon të sakatosim funksionalitetin juridik të vendit e as të krijojmë barriera etnike, me të cilat do krijonim shembullin Racist siç edhe është Rasti me Krijimin e Bashkësisë serbe ( Zajednicës). Kështu që, duke ravijëzuar fatkeqësit e vendit tonë, kjo Elitë pushtetore autokrate me tashmë formëzim oligarkik të kapjes së shtetit dhe zhvatje ekonomiko – politike, ka thyer gjithë pritjet dhe besimin me veprimet e saja shkatërrimtare për vendin. Marrëveshjet e fundit janë fatale për vendin dhe nuk na janë kërkuar nga miqtë tanë, por nuk mund të themi se nuk u janë kërkuar nga armiqtë tanë. Koha do tregojë se Miqtë tanë Jo vetëm Amerikanë, por dhe gjithë tjerët, edhe ata po aq sa ne janë të befasuar me këtë shkarje. Kjo bindje vjen, ngase ata gjithmonë janë angazhuar dhe na e kanë kujtuar e kërkuar një Kosovë Multietnike në harmoni e bashkëjtesë. Dhe ne, në respect të kësaj fryme, kemi ecur edhe perkundër asaj për të cilën kishim ardhur deri këtu: ishim vrarë e sakatosur, djegur e dhunuar. Nisëm me Mosbashkimin kombëtar, Flamurin e çka jo tjetër dhe I hapëm ardhmërinë një Kosove shumë etnike me diskrimin pozitiv për pushtuesit kolonizator serb, për barazinë qytetare të cilit do që frymon në këto hapsira. Miqtë tanë Amerikan janë të vetmit që kanë ndjesinë dhe reagojnë ndaj neve edhe ashtu si nuk duhet vetëm e vëtëm se duan të mos biem në anarki e jo pse ata e quajnë të drejtë për sa ka ndodhur. Ata me Deklaratat e tyre janë në fokus të përvojës, se vendi mund të rrëshqas në një BUNT popullor. Po arriti Opozita e bashkuar, që Kauzën (tashmë të lënduar nga një Kryeministër i provuar sa e sa herë si proserb dhe marionetë serbe kurdo që i është shfaqur rasti e mundësia), ta shtroj si çështje e cila ia vlen sakrificën edhe sublime, patjetër se do rrëshqasim atje. Miqtë tanë nuk na e duan këtë fat të trishtë, por as edhe na e duan deformimin pushtetor tradhtar. Mjerisht ne si popull kemi treguar se zgjohemi vonë dhe bindemi tepër vonë për të vepruar, e meqë kështu kemi dëshmuar edhe jo larg në histori viteve të `90-ta, me shtrimin tonë ndaj pushtuesit nën utopinë Rugoviste, një projekti të shërbimeve serbe për paqtimin pushtues të Kosovës, sot ia vlen të themi se: Bllokimi i jetës për të mos shkuar më tutje, para se të vëhet në vend zhbërja e tradhtisë dhe tërheqja e Nënshkrimeve të kobshme për vendin, është jo vetëm e drejtë por edhe detyrë. Uroj që Sublimiteti i saj të mos ketë nevojë të shkojë në përballje Tradhtarësh e patriotësh, sepse shumë procese do ktheheshin në pikën zero dhe shoqëria do viktimizohej konsiderueshëm. Reflektimi i Pozitës, ku veçanarisht është I rëndësishëm kthimi në gjenezë i Hashim Thaçit, do mënjanote gjithë zhvillimet që domosdoshëm prodhojnë deformimet e mëdha autokrate të pushtetit ku qershia mbi torte për të keq ishtin Marrëveshjet, të cilat përveç se janë Tradhti, në to ka edhe Racizëm. Një Racizëm i tillë me krijimin e Bashkësisë serbe si etnitet politik e Gjeografik për 30 000 Kolon serb nuk I shkon vendit tonë, i cili ka aq shumë dhimbje të shkaktuara nga po këta kolonë dhe bashkëkombasit e tyre përgjatë një shekulli të tërë nën pushtimin e po këtyre kolonëve me shtetin serb.

Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për ta veçuar veten sepse janë të privilegjuar si asnjë pakicë në rruzull me diskriminim pozitiv. Përtej kësaj është tepri dhe ajo ushqen efektin “domino” në rajon, ku popuj tjerë edhe milionësh vuajnë padrejtësi e pushtime.

Këto sfida nëpër të cilat ka rënë Kosova nga pushtetar të pazotë e të papërgjegjshëm duhet të perngohen, që të mos e përfshijnë rajonin. Veçanarisht në këto kohë kur bota është më e pasigurtë se asnjëherë tjetër. Ndryshe përplasjet Ballkanike do bëhen teren I përshtatshëm fatkeqësishë për shumë fantazma të së shkuarës dhe për shumë myshqe të mendësive. E tëra kjo kërkon që të gjithë të japin më shumë nga vetja e tyre.

Një shembull për tu admiruar e ndjekur tashmë me maturin e tij ka davaritur paksa qiellin e errët të Kosovës për kaq kohë sa gjërat janë në arsyen e autoritetit të harmonisë kryekuvendar dhe personalitet. Kryetari I Kuvendit me profesionalizëm ka mbajtur të gjallë kauzën e Frontit opozitar dhe ka mënjanuar përplasjet duke i dhënë kohë Pozitës të rimarrë veten për të reflektuar fragmentarizmin dhe të vuaj hutinë e mungesës së informacimit po aq sa opozita dhe opinioni. Por kryetari I parlamentit është një levë e brishtë për të mbajtur në harmoni Kauzën e Opozitës dhe Arrogancën e pushtetarëve, të cilët me mungesen e tyre po e veshin Pozitën me peshen e fajit. Faj të cilin në gjykimin e opinionit ata nuk do e ndanin me shefat e tyre. Në këtë gjykim na bind vështirësia në të cilët u ndodhën me votimin e Gjykatës speciale, e cila fundja përveq fateve personale do ketë reflektim dhe në performance e vendit, por nuk është e kobshme në aspektin territorial e funksional sa gjymtimi i vendit me Marrëveshjet e tashme të cilat prekun edhe moralin historik e shoqëror Tradhëtinë ndaj atdheut. Edhe sikur Kryetari I parlamentit të vëjë fatet e politikbërjes së tij në themelet e kësaj përpjekjeje, prap se prap arroganca e pushtetit do i gëzohet mundësisë së artë të riciklimit të praktikës së njëshit.

A do jetë në lartësinë e duhur mbase Gabimtari më I madh i gjithë zhvillimeve autokratike të vendit z Thaqi, ajo leva lëvizëse vendimmarrëse në Kosovë, edhe me çmimin e fillimit të fundit të pushtetbërjës së tij gati sa princore, mbetet të shohim zhvillimmet. Ai është treguar i zoti të përfshijë bashkësinë ndërkombëtare në agjenden e vet jo vetëm të reflektimit pushtetor, por edhe të detyrimit të të tjerëve përkundër shijeve të ndryshme të hanë në çanakun e tij. Ai ka përdorur mjeshtërisht Isa Mustafën, këtë serbofil të thekur, edhe për të mos i figuruar nënshkrimi I tij në një turp historik. Si çlirimtar dhe historian ai e di se historia nuk është shumë bujare. Edhe pse atë e shkruajn fitimtarët, në distancat kohore ajo rishikon veten dhe e njeh tradhtinë. Derisa Isa Mustafa në këtë përdorim nga z. Thaqi po duket shumë komod, tamam ashtu siç thotë populli – i lagëti për shi nuk ka dert.

Duke dashur ti thërrasim ndërgjegjes na vie në mendje një refren kënge: Sot Kosova ka një hall, andaj para se asaj ti bëhet një plagë, le ta ndihmojmë të gjithë të kalojë këtë vështirësi; Pushtetarët me reflektim, Ndërkombëtarët me mirëkuptim, Opozita me aksionin politik dhe Populli me vigjilencë e gatishmëri vepruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu