Artistët e vegjël nga Gjakova japin shfaqje në qytetin e Bajram Currit

0
99


“Marta dhe xhuxhi Tromantino” e artistëve të vegjël nga Gjakova është dhënë edhe në Bajram Curr, përpara nxënësve të shkollës “Besëlidhja e Malësisë” dhe “Ali Podrimja” të këtij qyteti.

Është kjo shfaqja fituese e edicionit të 23 të Festivalit “Fëmijët në skenë”, për klasat e para dhe të pesta, që u mbajt javë më parë në Gjakovë, ku u shpallen edhe fituesit për rolet më të mira.
“Marta dhe xhuxhi Tromantino” është luajtur nga nxënësit e klasës IV/1 të shkollës 9 vjeqarë “E.Duraku” Gjakovë, nën përkujdesjen e mësueses Diana Duraku.
Me qëllim që kjo shfaqje të mos mbetet në margjinat komunale, projekti vullnetar-edukativo-arsimor “Artistët e vegjël “thyejnë” kufirin”, nën udheheqjen e Tahir Bakallit, zëvendës koordinatori i Qendrës Didaktike në Gjakovë, njëherit sekretari organizativ i Teatrit Amator “E.Duraku”, ka marrë inciativën që kjo shfaqje të shfaqet në Bajrram Curr, para nxënësve të shkollave ”Besëlidhja e Malësisë” dhe “Ali Podrimja” të këtij qyteti. Fëmijët nga Gjakova kanë shndëritur me lojën në skenë dhe me perfomancën që kanë përçuar tek moshatarët e tyre, si me lëvizje skenike ashtu edhe me përgatitje skenike. Shfaqja është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Bajram Curr.
“Është viti i dytë që ky priojekt po bashkëpunon me këto shkolla duke dhënë shfaqje në Gjakovë dhe në Bajram Curr.Pra, ka filluar të krijohet një traditë për këtë nismë. Qëllimi i kësaj është që të ktijohen edhe më tutje ura miqësie dhe që përvoja nga Teatri Amator “Emin Duraku” të përcillet në Malësinë e Gjakovës, për të krijuar edhe atje festivalin “Fëmijët Tropojanë në skenë”, që sivjet është mbajtur për herë të parë”, tha Tahir Bakalli me këtë rast.
Ai, më tutje, theksoi se është krijuar një bashkëpunim në mes të projektit “Artistët e vegjël “thyejnë” kufirin”, të Teatrit Amator ”E,Duraku” dhe Zyrës Arsimore të Tropojës. Pritet që vitin e ardhshëm të dinamizohet kjo marrëveshje dhe që Gjakova e Malësia e saj të jenë më afër, si në pikëpamje shpirtërore ashtu edhe arstistik e edukative, nëpërmjet shkollave në këto qytete. Projekti po kalon në vitin e tretë të ekzistimit dhe në gjirin e saj ka zhvilluar mbi njëzet aktivitete me nxënësit andej e kndej kufirit.

J.B

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu