Asgjë pa e pyetur Albin Kurtin (VIDEO)

0
313

Rambo tek Albini

Deklarata e përbashkët e Bllokut LVAN e cila u lexua në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës nga deputetja Vjosa Osmani, si duket është përgatitur derisa deputetët po mbanin fjalimet e tyre në sallë.

Por, ajo që shihet në videon e bërë nga Indeksonline është që lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk lëviz nga vendi, por që të tjerët duhet të shkojnë tek ai për t’i marr mendimet e tij.

Siç shihet në pamje, fillimisht i nominuari për kryeministër nga blloku, Ramush Haradinaj i afrohet Kurtit për të diskutuar për deklaratën e përbashkët, e pastaj aty pranë Vetëvendosjes paraqitet edhe deputetja Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se deputetët e LAN dhe VV-së angazhohen për konstituim sa më të shpejtë të Parlamentit.

“I bëjmë thirrje Kryesueses Flora Brovina që ta thërrasë seancën”, ka thënë Osmani duke theksuar se nëse ajo nuk e bën ajo këtë atëherë këtë do ta bëjë Blloku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu