Askush s’e di kur publikohen listat finale të veteranëve

0
406

UCK

Askush nuk e di se kur në të vërtetë do të publikohen të gjitha listat përfundimtare nga komisioni, ngase parashikimet e vetë komisionit dështuan disa herë. Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtareve të UÇK-së ka paralajmëruar protestë në fillimin e javës së ardhshme.

Edhe pak ditë do të bëhet një muaj qëkur u publikuan listat e para të veteranëve të verifikuar të UÇK-së, raporton KTV.

U tha se deri me 20 shkurt do të publikohen të gjitha listat. Kjo datë do të shtyhej disa herë, ku Sekretariati i Komisionit do të paralajmëronte se në ketë apo atë ditë do të publikoheshin listat.

Ashtu ndodhi edhe në fillimin e kësaj jave. Këto paralajmërime parandaluan disa herë edhe protestat e veteranëve.

Por, kësaj radhe ata janë të vendosur që të protestojnë. Xhevdet Qeriqi ka thënë se protesta do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Kësaj radhe Qeriqi thotë se veteranët janë të vendosur për të mos anuluar protestën edhe nëse publikohen listat e ndonjë zone, por një gjë e tillë do të ndodhte vetëm me publikimin e plotë të tyre.

E, në anën tjetër, ka qenë vetë anëtari i komisionit që ka thënë se të gjitha zonat tashmë i kanë dorëzuar listat dhe i mbetet sekretariatit t’i publikojë ato.

Që më 10 janar, kur u publikuan listat e para të zonës së Llapit e të Karadakut, reagimet ishin të shumta që inkriminonin komandantët e zonave dhe gjithë zinxhirin komandues për fryrje të listave të veteranëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu