Ata që po ngulfatin lirin e Popullit ….

0
303

mustafe_krasniqi_287115

Loja …,dhe mjerimi i filozofisë së logjikës së shëmtuar sikur ditë e më tepër po zë vend në skenën e klasa politike shqiptare- e veçantërishtë tek pjesa e saj, në Dardaninë-Kosovës së sotme.

Duke e rikujtuar të kaluarën e hidhurën, klasën politike nën Juridiksioni e ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë, klasë që i takonte Isa, Azemi, Rrahmani, Aliu e shumë të tjerë, sot sikur po gjallërohen veprimet e tyre me klasën politike të skenës së sotme që edhe ka filluar të qelbet si më keq, duke i tejkaluar të gjitha kufijtë e normales dhe të ndërgjegjes kombëtare.

Nga dallim prej atyre viteve të titizmit, sot politikanët e ri që thirrën në emër të popullit dhe që mburrën në emër të gjakut dhe nëpër media e intervista duke shitur mend se kam qenë ky…apo kam qenë ai…., sikur me folklorin e tyre “patriotik” rrënon çdo mund që e ka krijuar populli dhe gjaku i bijve të saj, nga fakti se i ka tërbuar uria e karrierizmit, korrupsioni, inati dhe mbi të gjitha egoja për të qenë unë dhe vetëm unë.

Megjithatë populli ynë është human dhe i ndershëm, aq falës sa që tërë të ligat i harron vetëm e vetëm që e shtrenjta liri të jetësohej me shtetin e së drejtës të ligjit, dhe me respekt i përulet atyre të devotshmëve që për lirinë e këtij popullit vepron me ndershmëri, e jo me gënjeshtra, që të tillë për fat të keq na e kanë zënë frymën dhe po na dalin në skenë si hithrat.

Ky mjerim i logjikës së shëmtuar nuk është i rastësishëm, sa s’është i rastësishëm as e epshet shfrenuara të disa politikanëve karrieristë që për interesat e ngushta janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe lirin e popullit.

Në një shkrim timin me titull! “Kush e hëngri kilen e dreqit…?” dhe një tjetër ditë më pas “Ta lëmë inatin dhe Karrierizmin”, sikur e kam qëlluar se do të ndodhë ngërçi politik dhe do të tërbohen të zgjedhurit e popullit pa menduar për sovranin që i ka dhënë populli.

Dikur, Isa, Rrahmani, Azemi e shumë të tjerë si këta kishin në shpirt “Bashkim-vëllazërimin” dhe për të ishin të gatshëm dhe të shkathtë të sakrifikonin e t’i mbushnin burgjet me djem e vasha të lirisë, ata që e donin lirinë, Republikën, Pavarësinë. Sot sikur po luhet e njëjta skenë edhe pas vitit të gjashtë të Pavarësisë së Dardanisë-Kosovës së sotme; po luhet me të njëjtin skenar, jo më ato të Kohës së Isës, por pak më ndryshe, me atë në emër të hajnisë, korrupsionit tradhtisë, me vrasje prapaskene e me çka jo tjetër…?

Sulmohet politikani me metodat më të sofistikuara e të ndyra nga vet politikani, deputeti nga vet deputeti të gjithë këta mjeranë të zgjedhurit e popullit, nga ky i mjerë popull akuzohen nga gjuha e tyre e mallkuar, nga ndjenjat jo reale të tyre mu në Kuvendin, në dritën që duhet të reflektonte si dritë e kombit dhe të shpërndahet në popull si rreze shprese e jo si rreze mallkimi që po e lëndon në palcë ndërgjegjen e kombit.

Për çudi pyet populli dhe bota demokratike se kush janë këta:

PDK-LAN-VV që kjo e fundit përkthehet LANVV.

Duke u nisur nga seri-siç thotë populli, më nuk po dihet se kush janë Këta? Realisht, as vet këta mjeran të politikës së shëmtuar nuk po e njohin vetveten e lere më të sqarojnë rrugë. Më nuk po dihet se kush e ka përnjëmend e për popullin, e kush për karrierizëm e për pastrim emri? Është bërë drithë e mill, mjegull, paqartësi, urrejtje, nxitje, e deri te shkalla më e ultë e kulturës së një deputeti që mund ta ketë.

Nuk dihet më kush është ai,i quajturi:- hajni, dallavergjia, i korruptuari, mashtruesi dhe pastruesi i emrit, të gjithë janë bërë një, kjo e fundit sikur ka rrëshqit në akull dhe i ka humbur busulla-, më nga kjo…nuk dëgjohet se ka hajna, të korruptuar, e çka jo tjetër… Dikur ishin vullneti i popullit, nuk pranuan Ahtisarin, ishin kundër marrëveshjeve të dëmshme, mbase edhe kundër fusnotës e deri te ndalimi i i blerjes nga shteti kriminal i Serbisë, pavarësisht ishin apo nuk ishin të tillë, këta… trimërisht ia thonin në sy, në skenë, rrugë e gjetiu, gjë që na bënte të mendojmë se vërtetë e paskan për popullin.

Këtyre… çuditërisht sikur ju hyri uji nën këmbë dhe u ëmbëlsuan me epshin për një marrëveshje me LAN, sikur atëherë nga kundërshtimi heshti dhe i heshtur pranoi Ahtisarin. Tash duke e pastrua LAN-in me sapun, heshtur po e pranon marrëveshjet e dikurshme që ishte kundër tyre, madje kjo e fundit siç thotë populli: “Lakmia e bëri si to”, sepse populli thotë : “Më kë shkon ashtu je”, e kjo e fundit sikur ka harruar rapsodit e përsëritur, nëpër rrugë, kafiteri dhe në parlament bërtitën:-hajna, të korruptuar, shitës dhe çka jo tjetër, tash me tërë futjen heshturazi, mundohet ta arsyetohet se unë jam ai që kam qenë, por realisht jo, sepse hyrja në LAN është pranimi i të gjitha marrëveshjeve që i ka bërë PDK-ja në bashkëpunim me LAN-in, edhe pse ia kanë ndërrua emrin të njëjtit ishin dhe mbetën, sa iu përket marrëveshjeve, dështimeve e tjera…

Po për çka e bëri kjo e fundit…, këtë?

Mos për burrni, atdhetarizëm, përmisim të situatës, apo për interes të popullit. Jo, thjesht për asnjërën nga këto të përmendurat, po krejt për inati dhe vetëm për inati. Këta të fundit po shkojnë nga ajo “për inatë të resë më dek djali”, ndërsa partia që lindi e vonë thjesht për inat e bën këtë që po e bënë, sepse edhe ishte lind vonë, e mos të flasim për partin që është i gatshëm të sakrifikoi gjithçka, nëse është në pyetja edhe këmbët e popullit t’i gjymtoi vetëm për t’u bërë kryeministër.

E partia që fitoi zgjidhjet dorën në zemër i fitoi jo që ishte e mirë apo më e mira se këto të tjerat por shfrytëzoi mos gjeturin dhe më mirë të themi mos diturin e këtyre parive që kokorizin si gjela.

Nga kjo katrahurë e ngërçit po fiton në kohë Isa dhe partia që dikur e quanin parti e titistave, duke ju kërkuar falje anëtarësisë dhe disa udhëheqësve të saj të mrekullueshëm. Realja është kjo, të gjitha partitë e kanë quajtur me këtë emër partin e Isës, madje edhe më keq se kjo, janë bërë kokë b… me të.

Ky Ngërçi politik thjesht buron nga inati e zbërthehet në urrejtje dhe madje përpjesëtohet me Idenë e Isës dhe së fundi del rezultati befasues dhe aspak i natyrshëm për popullin- LANVV.

Kjo logjikë e shëmtuar dhe lufta psikologjike e atyre që e kanë hëngër kilen e dreqit, sikur e ka çmendur këtë popull të lodhur. E siç thotë legjenda e gjallë e Kombit, Adem Demkaçi:

“Për t’u tepruar, është tepruar”, “…Nuk di çka të them për këta vëllezërit e mi të luftës. U kam thënë edhe më herët, do të vijë koha kur do ta hani kokën e njëri-tjetrit…”

   Duke ndjerë dhimbjen shpirtërore të Bac Adem Demaçit, unë do të shtoja edhe këtë: – More bacë këta po e hajn popullin se po ta kishin hëngër kokën e vet do të kishte me qenë më mirë dhe njëherë e për mot do të ishte çliruar ky popull nga këta politikan mjeranë!

Në kohën kur përballemi me njohje, krijimin e shtetit, ekonomin, shëndetin, lirin e të ecurit lirshëm, dashurin për të dashur shtetin e ligjshëm, për tu bërë pjesë e Evropës së lirë, për të ecë pa viza si të tjerët, për të qenë i sigurt nga fqinjët, që të mos na e sulmojnë kufirin dhe popullatën siç po ngjet dhe ajo më kryesorja që dhe ka mbet pengë ose- ose pjesa e Mitrovicës dhe një varg probleme tjera që po e mundojnë këtë popull të lodhur e të dërmuar, të dërmuar nga politikanët e saj sa po donë ta çmendi.

Për të gjitha këto janë fajtor Deputetët të cilët kanë rënë në interesat të ngushta partiake e nuk veprojnë me arsye për arsye, për ta mbrojtur me nder votën që ua ka dhënë sovrani. Për këtë përpos përgjegjësisë moral që duhet ta kenë, duhet ta respektojnë ligjin Kushtetutën për të cilët vet e kanë miratuar.

Përfund, përfundoni lojën e rrezikshme të ngërçit, mos jepni skena të turpshme në emër të popullit se për këtë turp, popull nuk ju ka për borxh, as që ju ka votuar.

Të nderuar deputet, arsyetoje votën tuaj,hiquni nga interesi i liderëve tuaj partiak dhe dilni me arsye nga ngërçi, sepse nga kjo lojë e turpshme po vuan populli, qytetari, liria, ekonomia, shëndeti, bleta, ndërgjegjja. E për këtë nesër mos u vraftë ndërgjegjja e juaj, do t’u ndëshkoi populli siç di dhe siç e meritoni.

Ruajuni Mallkimit…!

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu