Autobusi hyn në pikën e karburantit- Dy të vdekur dhe dy të lënduar

0
97

Deri më tani, dy person kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Në këtë aksident, autobusi i linjes Prishtinë-Ferizaj ka hyrë në një pikë karburanti, ku ka goditur  edhe tri vetura tjera.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderi, majori i komunikacionit rrugor në Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

“Rreth orës 14:40 një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj. Të përfshirë në aksident janë një autobus dhe tri vetura. Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.

Një lexues i Insajderi, ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu