Avokati Gashi: Arrestimi i Kurtit ishte politik dhe i dirigjuar

0
187

Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit është krejtësisht politik dhe fajtore për këtë nuk është policia, por kryekëput politika qe e instrumentalizon policinë.

“Intervistimi i Albin Kurtit nuk mundet te detyrohet”, ka thënë Gashi.

“Unë mendoj se kjo është krejtësisht politike, dhe më së paku ka faj policia e Kosovës, por ajo është keqpërdorë nga politika”.

Ai thotë se askush nuk ftohet të intervistohet pas orës 21:00 h të mbrëmjes. “Sipas dizpotivave ligjore policia lëndën mund ta dërgojë në prokurori”.

“Në mënyrë të shantazhuar, të dirigjuar, të shqetësohet dikush të ndalohet pas orës 21:00 h që nuk lejohet duke e marr parasysh pozicionin politik të tij dhe imunitetin e tij, vetëm rastet urgjente intervistohen pas kësaj ore.  Atij i dihet adresa, vendi i punës dhe është person i njohur. Nuk është normale me marr në pyetje dhe të tentohet të arrestohet pas orës 21.00 h.  Ndërsa s’ka obligim me u përgjigj në ftesës për intervistim”, ka shpjeguar Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu