Avokati Gashi flet për rastin ‘Dehari’

0
55

Më datën 5 të këtij muaji bëhen plotë 6 muaj që kur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndërruar jetë. Avokati i angazhuar nga familja e Deharit, Tomë Gashi vazhdon të jetë në pritje të aprovimit të kërkesës nga Ministria e Drejtësisë lidhur me atë që instituti zviceran mjeko- ligjor të kryejë hetime gjithëpërfshirëse.

Gashi thotë se sot janë bërë 60 ditë që kur familja e Deharit ka deponuar këtë kërkesë në MD.

“Po bëhen gati 6 muaj që kur Astrit Dehari u vra, dhe sot janë bërë 60 ditë që kur zyra e Ministrisë së Drejtësisë nuk po jep përgjigje lidhur me kërkesën që është deponuar, nuk kemi asnjë përgjigje ende. Jemi në pritje”, ka thënë ai për Indeksonline.

Vlen të kujtojmë faktin se Kuvendi i Kosovës, i kishte ofruar mundësi familjes Dehari qe të angazhoj një institut të jashtëm, i cili do të hetonte vdekjen e të birit të tyre.

Vdekja e Deharit në burgun e Prizrenit kishte ngjallur reagime të shumta. Shoqëria Civile kishte organizuar protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës në kërkim të zbardhjes se rastit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu