Avokati i familjes Dehari kallëzim penal ndaj personave përgjegjës që publikuan pamjet

0
76

tome-gashi

Sot, në orën 14:00 avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë e shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kështu bëri të ditur lëvizja Vetëvendosje.

“Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar konferencë për media në ora 13:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu