Azem Syla thotë se e mbështet EULEX-in

0
55

azem-syla

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, ka mohuar akuzat e prokurores Maria Bamieh se një rast penal kundër tij është penguar nga kryeprokurori Jonathan Ratel.

Ai ka thënë se këto akuza nuk janë kredibile, derisa “i ka dhënë mbështetje gjyqësorit dhe EULEX-it”.

“Tashmë një kohë është bërë rutinë e atakimeve të emrave të përveçëm nga segmentet-individët e caktuar për t’iu dhënë kredibilitet akuzave të tyre të llojeve të ndryshme. Edhe pse jo rrallë, kredibiliteti i akuzave të tilla është shumë i paqëndrueshëm dhe tendencioz”, ka thënë Syla në një deklaratë dërguar “Kohës Ditore”..

Sipas Sylës, këto akuza nuk mund të ndalen si të tilla, dhe se as që është ky qëllimi i tij.

“Ajo çfarë dëshiroj të theksoj me këtë reagim është se nuk është në të mirë të së vërtetës të marrë vëmendje për promovim pa u dëshmuar vërtetësia e pretendimeve dhe motiveve të vetë personit akuzues”.

“Besoj fort se pa standardin e verifikimit të konstatimeve të tilla mbetet mangësi edhe vetë standardi i lirisë sonë dhe respektit reciprok. Pres nga ju të keni përgjegjësi publike dhe institucionale për pretendimet e tilla akuzuese nga njeriu që do të duhej të ishte vetë mbrojtës i ligjshmërisë në Kosovë, si dhe të drejtave të njeriut”.

“Me këtë reagim shpreh po ashtu respektin dhe përkrahjen time personale për institucionet e pavarura të gjyqësisë tonë dhe asaj ndërkombëtare, si dhe EULEX-it që t’i shkojnë deri në fund të vërtetës”, ka thënë në reagimin e tij Azem Syla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu