Azem Vllasi: sulmon ashper Demonstrat e ’81-shit

0
360

Azem Vllasi

Ish-kryetari i Komitetit krahinor, AzemVllasi, thotë se organizatorët demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, porse kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist.
Në një bisedë për Telegrafin, Vllasi deklaron se organizatorët dhe bartësit e atyre protestave e kanë adhuruar figurën e Enver Hoxhës dhe se kanë qenë të mbështetur ideologjikisht në marksizëm-leninizëm.

Azem Vllasi e di mire se në asnje Demostrat të vitit 1981 ska pas parolla as rroft Enver Hoxha dhe as rroft Marksizem Leninizem, Parullat gjithnje kan qen transparente me kerkesen Kosova Repuplike, Trepça jone, Trepça punone dhe Beogradi nderton, Jemi Shqiptare dhe jo Jugosllave, duan Pune dhe Parulla tjera të ngjajshme.

Dhe Levizja që ishte formuar nga Ideologu Jusuf Gervalla dhe Kadri Zeka, ishte emruar “Levizja Popullore për Republiken e Kosovës” LPRK-ja dhe vetem pas shpalljes së Republikes së Kosovës i ishte hequr Republika dhe quhej “Levizja Popullore e Kosovës” LPK-ja dhe kishte vu ne synim formimin e “Ushtris Çlirimtare të Kosovës” për ta jetsuar Republiken e Kosovës dhe mbrojtur.

“Janë dhënë vlerësime të shumta se ajo formë e reagimit ka qenë në dëm e jo në dobi tonën, për arsye se në ato protesta nuk janë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Nuk është kërkuar formalisht republika, sepse organizatorët dhe bartësit kryesorë të atyre protestave kanë qenë ideologjikisht të mbështetur në marksizëm-leninizëm”, ka thënë ai.

Sipas Vllasit, bartësit e protestave, mbi ato baza ideologjike e kanë luftuar sistemin e atëhershëm jugosllav, që për të ishte shteti socialist më liberal në botë, duke shtuar se “indoktrinimi i thellë i tyre në mendësinë enveriste dhe staliniste, i bënte parullat ‘Kosova Republikë’të dukeshin si një mbulesë demagogjike”.

“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.

Ai ka theksuar se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë thekson se “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.

“Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdijene kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, këto parulla marksist-leniniste nuk u panë mirë nga pjesët tjetër në ish-Jugosllavi, kur në pah dilte që qëllimi nuk është vetëm republika.

“Republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69. Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetëdhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia, e cila vazhdimisht, sikurse edhe sot, u kishte bërë problem shqiptarëve”, ka thënë ai.

Organizatoret dhe bartesit e Ilegales së viteve 191, e dinin mire se nje Republike e diskutuar nga Vllasi dhe klika titiste, nuk do ishte e barabart me Republikat e tjera në Jugosllavi por do ishte me shume vetem leter dhe formale ashtu siq po e shofim dhe sote Pavarsin e Kosovës të varur nga Brukseli dhe duke u ulur te diskutohet me Serbin Sistemi Juridik i Shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kanë kaluar 34 vjetnga ajo kohëdhe tash për të shtrohet pyetja:Pse ata që kishin kërkuar “Kosovën Republikë” të ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk e kërkuan këtë pas çlirimit?

“Është e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat kanë synuar edhe bashkimin kombëtar, sepse idenë e bashkimit kombëtar e ka bartur vetëm Adem Demaçi. Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar ai.

Vllasi genjen sepse pas Demostratave të vitit 1981, mijra djeme dhe Vajza Shqiptare të viseve nen pushtimin e Jugosllavis jane arrestuar, presekutuar dhe denuar me Burgime te gjata dhe te renda dhe te gjitha keto grupe Ilegale kishin Programet e tyre dhe Statuset e Orhanizates që punonin dhe vepronin dhe gjat Gjykimeve gjithmon ka dalur se Synimi ishte Shpallja e Republikes së Kosovës dhe bashkangjitja me Shqiperin, linde pytja perse ? Sepse neve ishim Shqiptare dhe jo Jugosllave dhe vetem Bashkimi me Shqiperin ishte Shpetim për Shqiptaret e Kosovës dhe viseve të tjera nën Jugosllavi.

Vllasi thotë se aso kohe të gjithë kanë vlerësuar se demonstratat e dhunshme nuk kanë qenë zgjidhja më e mirë.

“Reagimi është dashur të ndodhë në forma tjera, pasi asnjë prej pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë nuk kishte reaguar, meqë kishin kaluar vetëm 10 muaj nga vdekja e Titos. Organizatorët e protestave të vitit 1981, edhe sot e kësaj dite nuk e tregojnë të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta? Me bindje e them se askush prej federatave dhe krahinave, aq më pak shqiptarët, kanë pasur interes që problemet të zgjidhen ne mënyre të dhunshme”, ka deklaruar Vllasi.

Kroatet dhe Sllovenet që punonin dhe ata për shkeputje nga Jugosllavia, ato veq ishin Republika dhe kishin mundesi te tjera me te persosura veprimi por kur marrin shembuj Kroacin, dhe ata vepronin si neve Shqiptaret ne Ilegalitet të thelle si brenda vendit ashtu dhe ne Emigrim për te jetsuar Shtetin e pavarur dhe te shkeputen nga ajo keratur e quajtur Jugosllavi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu