Bajrami: Lunacek na tha se Qeveria kërkoi që demarkacioni të jetë kush për vizat

0
268

valdete-bajrami

Në mbledhjen e komisionit për Stabilizim dhe Asocim anëtarja e NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se në takimin e zhvilluar në Bruksel me ish raportuesen e Kosovës në BE, Ulrike Lunacek, kjo e fundit ka deklaruar në takim se demarkacioni për liberalimin e vizave është kërkuar si kriteter nga qeveria e Kosovës.

Bajrami ka thënë se përgjigjja e Lunacek ka thënë se këtë kriter e ka kërkuar Qeveria e Kosovës, pasi sipas qeverisë, është kriter i lehtë dhe që plotësohet shpejt, raporton lajmi.net

Ajo ka thënë se në këtë Komision e mori fjalën për të potencuar atë që është thënë në Bruksel se demarkacioni është kërkuar nga Qeveria e jo nga BE.

Por kryetari i këtij komisioni Xhavit Haliti i cili po ashtu ka qenë i pranishëm në takimin me Lunaçek ka mohuar fjalët e Bajramit duke i kërkuar të nxjerrë fakte për të mbështetur versionin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu