Ballkanasit s’janë evropianë, Kosova si Iraku!

0
191

Shkup, 27 shkurt – Evropianët e lindjes, kryesisht ballkanasit me asgjë nuk kanë kontribuuar për kulturën e Evropës, konsideron ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanshot.  

Van Lanshot, i cili ka marrë pjesë në misione në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Eritrea, komentin e tij në gazetën gjermane Handelsblat e fillon duke e komentuar një prej ish-diplomatëve të Kongos, i cili tani jeton në Bruksel. Sipas Lanshot, diplomati ka thënë “Ballkanas dhe belgë? Ata nuk janë të bardhë!”.

“Duke pasur parasysh se edhe të ardhurit nga Afrika e shohin hendekun e madh kulturor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes së Evropës, çka të bëjmë me të tjerët”, shkruan Van Lanshot.  

Për ta ilustruar pohimin e tij, ai thotë se në në Bosnjë, Evropa fillon në mesin e urës së Neretvës në Mostar. Ai thotë se turistët frymojnë me lehtësi kur “përfundimisht kthehen në Evropë”, kur të hyjnë në pjesën kroate të Mostarit.  

Sipas Van Lanshot, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Molavia dhe Mali i Zi, pjesë të mëdha të Serbisë, të Bosnjës, Bullgarisë dhe Greqisë, gjithashtu nuk përputhen me idenë për Evropën. Ai thotë se të gjithë këta bëjnë pjesë në një grup kulturor që është më e afërt me Turqinë.  

Ish diplomati thotë se qytetet e Kosovës më së shumti i ngjajnë Irakut se sa BE-së.  

“Askush në Ballkan nuk e di se çfarë është kostum i Shanelit, nuk i njeh kuzhinierët e Bokusit, nuk di për Pipi çorapegjata, për kopshtet angleze, për esetë e Montanjit, për katrorët Lego etj”, thotë Van Lanshot. Ai thotë se edhe punëtorët e ndërtimtarisë nga Kosova që punojnë në Zvicër nuk mund të ndryshojnë stilin e ndërtimit kur kthehen në shtëpitë e tyre dhe “ndërtojnë objekte josimetrike” të habitshme për njerëzit e perëndimit.  

Van Lanshot apelon që të ndërpritet zgjerimi i BE-së, duke theskuar se vendet e Ballkanit s’kanë asgjë të përbashkët me Evropën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu