Bankat përgatiten për daljen e euros nga qarkullimi

0
330

Teksa kriza e Eurozonës është intensifikuar në muajt e fundit, të paktën dy banka globale kanë ndërmarrë hapa për ri-instalimin e sistemeve teknologjike që funksionojnë me monedhat e vjetra të shteteve evropiane, si dhrahmia greke, marka gjermane, lireta italiane etj.

Megjithëse liderët po përpiqen të rikthejnë besimin në euron e sëmurë, bankat po punojnë edhe në planin b, i cili parashikon daljen nga qarkullimi të monedhës së përbashkët evropiane, raporton e përditshmja amerikane “Wall Street Journal”.

Menaxherët teknologjikë të bankave kontaktuan konsorciumin me bazë në Belgjikë, “Swift”, i cili menaxhon rrjetin e përdorur për transaksionet financiare.

Bankat kërkuan mbështetjen teknologjike të “Swift”-it dhe kodet e monedhave që mund të nevojiten për të ngritur një sistem rezervë, në rast falimentimi të euros.

Persona të njohur me problemin raportuan se “Swift” nuk pranoi të japë informacion për planifikime të tilla, përfshirë edhe nëse në sistemin e ri do mund të përdoren kodet e vjetra të monedhave evropiane apo jo.

“WSJ” raporton se kjo ndodh sepse zyrtarët frikësohen se dhënia e një informacioni të tillë mund të çojë në dyshime të reja lidhur me destabilitetin e Eurozonës.

Gjithsesi, kjo tregon se paralel me përpjekjet për të shpëtuar monedhën e përbashkët, bankat, politikanët dhe të gjithë po punojnë edhe në një plan b, i cili parashikon dështimin e euros.

“Për sa kohë ju filloni planifikimin mbi të paparashikueshmen… ajo mund të kthehet në një përfundim të pashmangshëm”, tha Alastair Newton, një analist i lartë politik për “Nomura PLC”. “Por nëse gjerat shkojnë keq dhe ju nuk keni plane, atëherë ju jeni me të vërtetë në telashe”, tha ai.

Monedhat kanë kode treshkronjëshe – të tilla si “USD”-ja për dollarin amerikan- të cilin bankat e përdorin për transaksione. Kodet vendosen nga Organizata Ndërkombëtare e Standardeve me bazë në Gjenevë, dhe përdoren nga “Swift”-i, e cila është një kompani bashkë-operuese që dërgon urdhër pagesat për më shumë se 10 000 firma në 200 shtete.

 

/Start/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu