Bashkatdhetarët nga sot paguajnë 50% më lirë

0
24

Vermice

Nga sot ka filluar implementimi i vendimit për uljen e tarifave kufitare për 50% për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë. Deri më tash çmimi i një police të sigurimit ka qenë rreth 41 euro për një muaj, por sipas drejtueseve të byrosë së sigurimeve nga sot do të jetë 21 euro.

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë, Rrahim Pacolli ka treguar për “Zërin” se zbritja e taksës kufitare për pesëdhjetë përqind ka filluar të zbatohet që nga ora 00:00. “Po, nga sot ka filluar të realizohet vendimi i BQK-së. Madje, bashkatdhetarët janë duke marrë nga dy muaj dhe janë duke paguar nga 35 euro”, është shprehur ai.

Vendimin për uljen e tarifave të sigurimeve kufitare e ka përshëndetur edhe ministra e Diasporës. Kushtrim Sheremeti, këshilltari i lartë politik i Muratit ka thënë se në të ardhmen do të mundohen që të bëhet edhe heqja e plotë e kësaj takse kufitare.

“Po realisht lajmi për përgjysmim e sigurimeve është lajm inkurajues, por është realizim i përgjysmuar i asaj qe Ministri Murati e ka ngritur si çështje dhe ka kërkuar që në në të ardhmen të hiqet komplet kjo. Për heqjen e plotë ne kemi dhëne edhe opsione. Pra, kemi arritur ne gjysmë të rrugës për atë qe jemi te angazhuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, vendimin për uljen e tarifave të sigurimeve kufitare e ka marrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, pak kohë pasi kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli kishte bërë kërkesës për një gjë të tillë. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu