Bashkëbisedimi i Xhemajl Jasharit, me Vëllaun e Tij, Heroin e Kombit Ismet Jashari!

0
301

Fjalim Historik i mbajtur më 23 Gusht 2013 në Teatrin e Shkupit nga Xhemajl Jashari, Veprimtar i shquar i Çështjes Kombtare, ish i Burgosur Politike dhe Komandant i njohur i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me rastin e 15 Vjetorit të rënjes heroike të Vëllaut të tij, Heroit të Kombit Ismet Jashari: Komandant “Kumanova”

Natyrisht ndjehem mirë dhe krenarë kur i shoh në këtë sallë,në këtë akademi përkujtimore, bashkëluftëtarët,bashkëveprimtarët e Ismetit dhe kur shoh këtë rini të shëndoshë! Atëherë shoh Ismetin mesin Tuaj!
Të nderuar të pranishëm,vëllezër dhe motra,zonja dhe zotrinjë!
Më lejoni që të përshëndes,një përshëndetje vëllazërore në emër të familjes dhe në emrin tim!
Me këtë rast do të veqonja,përshëndes familjet e dëshmorëve në gjithë hapsiren shqiptare,veteran të luftës,të plagosur të lirisë!
Përshëndes Komandantin Suprem të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare z. Ali Ahmeti!
Përshëndes bashkluftëtarin e ngushtë të Komandantit Legjendarë z. Rexhep Selimi,Gjeneral Selimin!
Përshëndes bashkëluftëtarët e ngushtë të Ismet Jasharit,të Brigadës 121 me kryekomandantin e tyre Haxhi Shalen,Gjeneral Topin!
Përshendes edhe mikun tim,veprimtar Ismet Sylejmani!
Gjeneral Selimin!
Përshëndes bashkëluftëtarët e ngushtë të Ismet Jasharit,të Brigadës 121 me kryekomandantin e tyre Haxhi Shalen,Gjeneral Topin!
Përshendes edhe mikun tim,veprimtar Ismet Sylejmani!

Zoti Komandant ,të nderuar të pranishëm,më lejoni të llafosem pak,me të vëllaun tim Ismetin.
Shumë i dashur vëlla Ismet,mbase e mban mend kur të përjashtuan nga shkolla e mesme vetëm e vetëm pse shkruajte parullën Kosova Republikë!
Sot vëlla Kosova është Republikë,është e pavarur me të gjitha atributet që i takojnë një shteti!
I nderuar vëlla mbase të kujtohet kur nxënës e professor të shkollave të mesme,u rrahnin,u torturonin,u maltretonin,madje u përjashtonin dhe u burgosnin vetëm e vetëm pse kërkonin të flasin e të mësojnë në gjuhën shqipe!
Sot vëlla kemi gjithandej shkolla të pavarura në gjuhën shqipe,ku frymojnë e gjallërojnë shqiptarët. Bile një shkollë e mesme komunale mbanë emrin dhe mbiemrin Tënd Ismet Jashari. Për këtë i jemi mirnjëhës dhe si familje për mikun tone,bashkluftëtarin tone,Kryetarin actual të Komunës së Likovës z. Sadullah Duraku.
Shumë i dashur vëlla,mbase të kujtohet,se si idol të luftërave çlirimtare në mbrojtje të Atdheut kemi pasur Kryekomandantin e histories sonë Gjergj Kastriotin Skënderneun. Sot vëllau ynë, Skënderbeu është në qendër të Shkupit,me kale dhe shpatën e Tij madhështore. Është në kryeqendren e Dardanisë së lashtë.
Por këtë e kanë bërë shokët e tut ë luftës në krye me Abazin. Një meritë të veçantë ka edhe kryetari actual i Komunës së Qairit z. Izet Mexhiti,për këtë e përgëzoj unë!
Vëlla i dashur!
A të kujtohet vëlla,kur filluan shqiptarët të formojnë Universitetin e tyre në gjuhën shqipe. Disa u ngutën dhe thane,ka lindur një foshnje e vdekur! Por vëlla i dashur të njëjtit qenë të detyruar të votojnë dhe të themelojnë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Universitetin shtetërorë të Tetovës.
Bile një fakultet në gjuhën shqipe funksionon edhe në Kumanoven Tënde të dashur,kur të tjerët nuk e kanë!
Në krye të këtij institucioni të shenjtë të dijës dhe të dritës,është miku im Prof.Dr. Vullnet Ahmeti,ju përgëzoj!
Mbase vëlla të kujtohet,qysh në moshën e njomë u mishërove me flamurin kombëtar që e kishim në shtëpi. Bile edhe e ke puthur,por ja që në atë kohë,nuk na e mundësonte ligji që ta përdornim të lire. Sot vëlla i dashur dhe flamuri ynë i shenjtë,valon në çdo cep,në çdo vend ku frymojnë dhe gjallërojnë shqiptarët.
Të nderuar të pranishëm,vëllezër dhe motra,zonja dhe zotrinjë!
Padyshim lavdia u takon dëshmorëve të kombit,pse ata janë të përjetshëm,andaj:
Lavdi dëshmorëve të kombit të gjithë hapsirës shqiptare!
Rroftë bashkimi ynë kombëtar!
Rroftë flamuri ynë!
Rroftë populli shqiptar!
Zoti ju bekoftë!

 

https://www.youtube.com/watch?v=J9B2-wPgWaI&feature=c4-overview&list=UUlWjRKNcEGDTZHIeA1_tzHA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu