Beg Rizaj thërriste me megafon: Nuk do të dorëzohemi, mos u dorëzoni!

0
341

Beg-Rizaj

Të shtunën në Lagjen e Trimave në Kumanovë, rreth orës 21:20, një zë burri bërtet fort me megafon. Pas kësaj, rinisin të shtënat dhe detonimet – tymi sërish del nga shtëpitë e bombarduara.

“Ne nuk do të dorëzohemi, mos u dorëzoni”, bënte thirrje burri përmes megafonit. Këtë zhvillim të shtunën në mbrëmje e raportuan të dërguarit e mediave nga vendi i ngjarjes.

E burime të sigurta ta Indeksonline thonë se personi që bëri këtë thirrje është pikërisht Beg Rizaj, njëri nga udhëheqësit e grupit të armatosur që për më shumë se 30 orë u përlesh me forcat maqedonase.

Begu bashkë me Mirsad Ndrecaj deri në këto momente rezultojnë të zhdukur, por ka zëra se edhe ata të dy janë në mesin e 14 të vrarëve nga grupi i armatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu