Berisha krijon panik para vizitës së Papës, hedhin në qarkullim lajmin për xhihadistët

4
118

sali-Berisha_11

Në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri më 21 shtator, ish-kryeministri Sali Berisha dhe “vartësi” i tij, kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika, kanë përhapur panik se në Shqipëri ka xhihadistë dhe SHISH në bashkëpunim me shërbimet e huaja, po punon për të identifikuar dhe parandaluar çdo ngjarje të organizuar nga ekstremistë të ndryshëm që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Ndonëse 8 vjet në pushtet, ish-kryeministri Berisha nuk mundi dot të bindte Papën për të vizituar Shqipërinë, dhe në këtë kuadër, po lëviz çdo gur, në bashkëpunim me Visho Likën për të errësuar vizitën, duke trembur Papa Franceskun dhe rrethin e tij të sigurisë. Ata kanë përhapur me shpejtësi lajmin se SHISH jo vetëm që po punon për identifikimin e personave që janë kthyer nga lufta në Siri, por ka filluar një aksion të rreptë mbikqyrës edhe për familjarët dhe të afërmit e personave që nuk janë kthyer në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rebelëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Po ashtu, kanë vënë në funksion të tyre dhe disa persona të fundit të mbetur në polici, për të përhapur lajmin nëpër media se, janë rreth 35 persona, të cilët janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes aktive në luftimet e Sirisë, dhe se të gjithë këta persona po vëzhgohen për aktivitetin e tyre në qytet ku jetojnë dhe kontaktet që ata kanë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por, skandali i trillimeve të Berishës dhe Visho Likës nuk ka të sosur.

Ata kanë përhapur panik gjithashtu se, SHISH do të vëzhgojë rreth 70 familje, të afërmit e të cilëve ndodhen në krah të grupeve terroriste të ISIS, dhe se qytetet ku më së shumti janë përqendruar agjentë e vëzhgimit janë Tirana, Shkodra, Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Pogradeci, Peqini e Bulqiza, pasi dyshohet se në këto zona janë përqendruar edhe ekstremist të ndryshëm të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me personat aktivë në luftime në Siri.

4 KOMENTET

  1. berisho-viqi me klanet e tij ne sherbim te klaneve sllavo-ortodokse-ruse anti-shqiptare , nuk po len edhe gur pa rrotllu qe te friksoj Papen qe te mos vije ne SHqiperi , duke e krahasuar SHqiperin trullin e ARBERIT qe I tha Vatikanit 4 Pape , me mbeturinat sllavo-aziatike e arabo-afrikane , ky pra eshte berishoviqi ne sherbim te klaneve anti-shqiptare , qe shume shqiptare votojn e ndigjojn ket rrace te degjeneruar e te balsamosur ne qarqet e udbs te beogradit , turp turp te ket bashk me bashkpuntoret e tij si ujanullatos e bullano me shok flliqtina e kombit tone , SHqiptaret duhen te zgjohen se nje dit do te jet shume vone ,,,,

  2. turpi tjetir i radhes , a do te ken te mbaruari batutat e kti njeriu , sa gjeloz qe ndihet , ky eshte nje njeri qe qendroj ne postet me te larta te vendit p[er 20vjet me radhe , shqiptaret ndihen shume te zhgenyerenga ky akt , sidomos ne ne njeri qe vjen nga malsija , turp

  3. skandali i radhes ne shherbim te vlliqtinave sllavo-ortodokse ,,– sali berisho-viqi me bashkpuntoret e ti ne sherbim te sllavo-ortodokseveruse nuk po lenj gure pa rrotllue qe te krijoj frike e mosbesim ne vendin tone SHqiperin ne trullin e ARBERIT qe I dha Vatikanit 4 Pape [Pope] , pa turp e ftyr krahason vendin ton me flliqtinat aziatike e mbeturinat aflikane arabe , ky eshte edhe nje turp I radhes ne sherbim te klaneve anti-shqiptare, ky pra eshte berisho-viqi me klanet edhe bashkpuntoret e tij si janullatos ireneje ne Beograd e bollano me shoke po bejn qmos qe te pershkrujn SHqiperinje si vend te pa pershtatshem dhe ku veprojn bandat , I vetmi njeri I pa deshiruar ne SHqiperi edhte berisho-viqi e janullatos me shok te perkrahur nga Tirana e te vrumzuar nga qarqet sllavo-ortodokse ruse , turp turp per ket njeri ,

  4. Shqiptare te cilet keni gjak shqiptari duhet te mbrohemi nga armiqt e brendshem ,siç eshte krye krimineli sali berisha dhe disa te tjere,duhet te unifikohemi te nxjerrim nje plateforme kombetare per t’i pastruar kriminelet nga radhet tona,te pastrojme vendin ton nga keta kriminel sepse sa i perket armikut te jashtem e kemi shum lehte s’kan ç’te bejne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu