Berisha nuk heq dore nga qendrimet dhe deklaratat kundershqiptare

0
188

(Rama nuk ka mandat te bisedoje per Kosoven, deklaron Berisha)

Per shqiptaret dhe per boten mbare eshte i njohur qendrimi i Sali Berishes per ceshtjen e Kosoves, e cila, sipas tij, ishte dhe eshte ceshtje e Serbise dhe e shqiptareve te Kosoves (e I. Rugoves, e H. Thacit, e Atifetes…), eshte ceshtje e Amerikes, e Evropes, e Afrikes, e Rusise, e Azise…, vetem ceshtje e Tiranes, e Republikes se Shqiperise nuk eshte!! Ky qendrim i Tiranes zyrtare, i Sali Berishes dhe i partise e qeverise se tij ishte ndihma me e madhe qe mund t’i jepej Serbise, nga njera ane, dhe goditja me e madhe qe mund t’i jepej njeres prej krahinave te pushtuara te Shqiperise, Kosoves! Heqja dore e Tiranes zyrtare nga krahina e saj, Kosova, ne kohen qe Serbia deklaronte, angazhoheje (e kishte perfshire edhe ne kushtetuten e saj) dhe kembengulte para mbare botes se Kosova eshte Serbi dhe e Serbise nuk ishte dhe nuk eshte gje tjeter pos TRADHTI kombetare. Kujdesi, interesimi dhe mbrojtja e shqiptareve jashte kufijve te shtetit shqiptar (me shume se dy te tretate e Shqiperise dhe miliona shqiptare neper bote) eshte edhe detyrim kushtetues per cilendo Qveri te Tiranes dhe per cdo institucion shteteror ne Republiken e Shqiperise. Angazhimi dhe mbrojtja e shqiptareve deri ne ribashkimin e tyre ne nje shtet te vetem eshte detyrim njerezor, kombetar e demokratik. Per kete na detyron perpjekja, mundi, lufta, flijimi dhe gjaku i brezave nder shekuj.
Ky “neutralitet”, kjo heqje dore e Tiranes zyrtare e Berishes nga krahina e saj, Kosova, dhe nga pjesa tjeter e krahinave te pushtuara nga Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ka demtuar rende interesin kombetar dhe perpjekjet e kombit shqiptar dhe te miqve te tij per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne Iliri dhe per rivendosjen e paqese, qendrueshmerise dhe sigurise afatgjate (ndoshta te perhereshme) ne kete pjes te Evropes. E drejta e Tiranes zyrtare per t’u interesuar, perkujdesur dhe perkrahur shqiptaret dhe krahinat e Shqiperise te mbetura jashte kufijve te shtetit shqiptar eshte e padiskutueshme dhe absolute. Kjo e drejte eshte ne perputhje edhe me te gjitha rregullat dhe dokumentet nderkombetare.
Deklarata e Sali Berishes se “Kryeministri Rama nuk ka mandat te bisedoje per Kosoven ne Beograd…” eshte edhe nje rikonfirmim i qendrimit dhe angazhimit te tij antishqiptar. Porosia e tij per Serbine dhe aleatet e saj eshte teper e qarte: “Beni cfare te doni e cfare te mundeni me Kosoven dhe shqiptaret e saj. Ne, nuk kemi “mandat” dhe nuk na intereson kjo ceshtje…”! Kesaj s’ke c’i shtone me shume! I ka thene te gjitha vete Berisha me gojen e tij… Jazek e haram buka, uji dhe ajri i Shqiperise!
Po dua te besoj, keshtu duan shqiptaret kudo qe jane, se Kryeministri Rama dhe Tirana zyrtare nuk do te ndjekin kursin antishqiptar te Berishes, por me angazhim, me pune e jo me “folklorizem” e deklarata patetike do te kallezojne dhe do t’i deshmojne Serbise dhe te gjitha vendeve fqinje qe kane pushtuar tokat e Shqiperise, si dhe te gjithe miqve e armiqve tane se Tirana ka mandat dhe e ka “tapine” per Kosoven dhe per cdo pellembe toke te Shqiperise…

Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu