Berluskoni pranon humbjen: Do të pendohen ata që nuk na votuan

0
206

Partia e Berluskonit ka dalë e mundur nga raundi i dytë i zgjedhjeve administrative dhe vetë ai nuk e mohon këtë. PDL ka humbur në Milano dhe Napoli, ndërsa Berluskoni, i cili fillimisht nuk e komentoi rezultatin, ka thyer heshtjen më pas duke pranuar dështimin. “Kemi humbur, kjo është e dukshme”, po ka shtuar se e vetmja rrugë është ruajtja e qetësisë dhe ecja përpara.

“Mazhoranca është kohezive dhe e vendosur në reformat e saj. Unë jam natyrë luftëtari, sa herë humbas, forcat e mia trefishohen”, tha ai, duke hedhur poshtë edhe hipotezat për pakënaqësi nga ana e aleatit Umberto Bossi. “Ai është dakord që ne të ecim përpara së bashku”.

“Do të pendoheni”
Kryeministri italian u ka lëshuar një mesazh të qartë qytetarëve që nuk e kanë votuar në zgjedhjet administrative . “Mendoj se në Napoli do të pendohen të gjithë, ndërsa në Milano duhet të lusin Zotin që të mos ndodhë ndonjë gjë negative”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu