Biografi e Mehmet Kajtazit (4)

0
326
mehmet kajtazi 656x37327959mehmet_kajtazi“Sy më sy me jetën”: Pasqyrues i historisë sonë

UDHA I

”Udha i” (roman, 2000), “Rilindja”, Prishtinë
…Mehmet Kajtazi pasqyron historinë tonë, por historia i shërben atij vetëm si mbështetje për të ndezur fantazinë që ndriçon errësirën…
Rexhep RIFATI
(Bota sot, 5 dhjetor 2000: Dy romane të Mehmet Kajtazit gjatë qëndrimit në mërgatë)NDEZJA E SHIUT
“Ndezja e shiut” (roman, 2001), NB “Rilindja”, Prishtinë
(Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sulejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001)
Edhe në këtë roman Mehmet Kajtazi preokupohet me kohëhapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Mirë, kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nis me Bllacën, e vazhdon me përjetimet, me shtresat narrative-meditative e me ato të fiksionit letrar dokumentar të fateve individuale e kolektive në diasporë dhe e përfundon në aeroportin e Sllatinës, pas përfundimit të luftës.
Prend BUZHALA

NJË DIELL TJETËR
”Një diell tjetër” (roman, 2003), NB “Rilindja”, Prishtinë
Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat e tjera, lëndën e merr nga jeta e përditshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për t’u bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj. Romani ”Një diell tjetër” i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lamë pas. Romani ”Një diell tjetër”, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mëvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.
Rushit RAMABAJA

AI KËRKOI KOHËN KËTEJ PRAGUT TË LIRISË

(Nokturno për mikun tim MEHMET KAJTAZI në 10-vjetorin e ikjes)

Rushit Ramabaja
Mehmet Kajtazin, mikun tim më të dashur, e takova dyzet vjet më përpara, një ditë vere
të vitit 1973, në lokalet e atëhershme të gazettes “Rilindja” në Prishtinë. Ishim në provimin pranues për gazetarë në “Rilindje”. Rrinte në një tryezë me Jusuf Gërvallën dhe në heshtjen e tyre profetike po shihja më qartë se kurrë përpushjen e urtë të së nesërmes së dheut të shqiptarëve. Më dukej se i kisha njohur gjithmonë, që nga e qara e fëmijërisë, jo por që nga zanafilla e botës dhe kisha lakmuar të isha jo më shumë se njëri nga apostujt e tyre. Mehmeti lindi në vitin e mugët 1944 në Kllodernicë të Skenderajt. Pas mbarimit të shkollës normale dhe asaj të lartë, punoi mësues në katundet e Drenicës, ku për mote të tëra u mësoi nxënësve formulën e sjellësve të lirisë. I takonte brezit të mësuesve që ndau përfundimisht shkollën shqipe nga shkolla e shkelësve serbë, duke bërë që ky tempull yni të ndriçohej tejembanë nga flaka e qiriut të Naimit.
Pastaj erdhi në “Rilindje”. Gjatë tridhjetë vjetëve të mëvonshëm ai dhe brezi i tij i dhanë vulë të veçantë gazetarisë, publicistikës dhe letërsisë shqipe të këtij krahu të atdheut.
Mehmeti, në ato vitet shtatëdhjetë të ringjalljes së shpresave, në reportazhet, fejtonet dhe komentet e tij shtriu tërë përmasën e dramës së etnisë duke frymëzuar mijëra e mijëra lexues për të kërkuar kohën këtej pragut të lirisë.
Por, misterin e diellit të vet shpresëdhënës, Mehmeti e përpushi veçan në mijëra faqe të tregimeve e të romaneve të tij (“NATA NË GUR”, “PLAKU DHE URAT”, “ZEMËR E THYER”, “FUNDI I LEGJENDAVE”, “SHQIPTARËT NË GOLI-OTOK” , “KODRA E PAJTIMIT”, “USHTIMË E ALBODERIT”, “SHOTE GALICA”, “MINATORËT”, “THIKË nË PORTOKALL”, “GJELI I KATEDRALES”, “SANTA ANA”, “GURI I DALLËNDYSHES”, “LINDJA NË QIELL”, “UDHA i” dhe “NJË DIELL TJETËR”), ku i shëlbyeri mik ngriti përmendoren e atdhedashurisë, të qëndresës e të miqësisë duke kërkuar në veçanti ndriçimin e misterit dashuror midis njerëzve e popujve. Duke i veshur përmasën e pavdekësisë luftës e heroizmit të Dadë Shotës, duke i dhënë magjinë e legjendës qëndresës së minatorëve në kohën e aparteidit serb, duke sfiduar me mitin e figurës së Adem Jasharit e të ushtrisë më të re shqiptare paradoksin anakronik të robërisë sllave, Mehmeti, për brezat e atëhershëm, të sotëm e të nesërm farkëtoi shpresën më të mirë të mbijetesës.

(VIJON)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu