Bisedimet Prishtinë-Beograd, të rëndësishme për Serbinë

0
272

Bruksel, 22 mars – “Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës aktualisht është çështja më e rëndësishme në rrugën e Serbisë drejt BE-së”, shprehet Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.
Sipas fjalëve të saj, në përafrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, çështja më e rëndësishme është dialogu i Beogradit dhe Prishtinës, transmeton B92.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së foli për situatën në Serbi pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së. Pyetjes se nën cilat kushte Serbia do të pranohet në BE, Ashton iu përgjigj se në takimin e lartpërmendur nuk është diskutuar për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por fokusi ka qenë për BeH.

“Sa i përket Serbisë, ju e dini se ngjarja më e rëndësishme është fillimi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Bisedimet janë për zgjidhjen e çështjeve teknike, mirëpo këtë duhet vështruar në kontekstin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, tha Ashton.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Katerin Ashton, gjithashtu anuloi vizitën e saj në Kosovë gjatë muajit mars. Sipas mediave kosovare disa ditë më parë, Baronesha Ashton do të bënte një vizitë në Kosovë në fund të majit, në kuadër të një turi në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu