Bllaca paralajmëron që statusin e invalidit të luftës do ta kërkojë me gjyq

0
339

Bllaca

Njëri prej personave që ishte pjesë e luftës dhe që hapur ka dalë për të treguar për vrasjet e pasluftës ku ishte implikuar edhe vetë, Nazim Bllaca, po këmbëngul në njohjen e statusit të invalidit, në të kundërtën kërcënon me gjyqe të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Bllaca ka qenë ushtar në batalionin e dytë “Ruzhdi Salihu” në Zonën Operative të Pashtrikut, por emri i tij në publikimin e listave të para nuk po figuron askund. Ai nuk është refuzuar, njohur, por as shqyrtuar fare si kandidat për të zënë vend në listën e invalidëve për faktin se aplikacioni i tij tashmë po pretendohet se është zhdukur. Por përpos Bllacës që po këmbëngul se duhet të njihet si invalid lufte, të njëjtën gjë të enjten e kanë thënë edhe dy ish-komandantët e Bllacës në luftë, Haxhi Shala e Ramiz Qeriqi.

Bllaca që tashmë gjendet në Pavijonin D në burgun e Dubravës dhe po vuan dënimin për vrasje, ka thënë për gazetën të enjten se si ushtar i UÇK-së është plagosur në dy pjesë të trupit dhe se për këtë ka dëshmi të lëshuara nga Spitali Ushtarak në fshatin Krojmir.

“Koha Ditore” ka siguruar dy dëshmi që janë lëshuar pas luftës e që dëshmojnë se Bllaca ka qenë në luftë dhe se është plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu