Bllokohet fshati Rekë e Allagës

0
172

Sapo ka filluar përgatitja e asfaltimit të rrugës Drelaj-Rekë e Allagës në Rugovë, disa persona e kanë bllokuar këtë rrugë.

Lajmin për zeri e kanë dhënë disa banorë të kësaj ane.

“Persona të pandërgjegjshëm bllokojnë rrugën. I takon policisë së Republikës së Kosovës që të marrë masa të menjëhershme që ta zhbllokojnë rrugën dhe të vazhdojë puna. Policia e Kosovës është informua për këtë bllokim të rrugës por akoma nuk ka ndërmarrje të masave për zhbllokimin e rrugës. Shpresojmë që Kryetari i Komunës së Pejës dhe zyrtarë të komunës nuk nënshtrohen nga ky presion i personave të pandërgjegjshëm. Presim reagim të menjëhershëm nga policia dhe komuna. Me respekt”, thuhet në një reagim të banorëve të fshatit Rekë e Allagës në Rugovë, dërguar redaksisë së Zërit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu