Blloku takohet sonte. Vendos për kryeministrin?!

0
243

Blloku

Liderët e Bllokut LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje pritet të takohen sonte në mbrëmje. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Bllokut LVAN për Gazetën Blic.

“Do të takohemi sonte. Me gjasë sonte do të vendoset edhe për postin e kryeministrit”, ka thënë shkurt për Gazetën Blic.
Ndërkaq, zyrtarisht askush nga Blloku nuk ka dashur të jap shumë komente se çka do të bisedohet në këtë takim dhe nëse AAK do të heq dorë nga posti i kryeministrit, për t’ia lëshuar Isa Mustafës.

Në orët e vona të mbrëmjes, KTV ka raportuar se AAK ka hequr dorë nga posti i kryeministrit, mirëpo, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani e ka demantuar një lajm të tillë. Ai u ka thënë medieve se ende është në fuqi marrëveshja e arritur më 10 qershor.

Sidoqoftë, vendi tash e 6 muaj është në krizë institucionale për faktin se PDK edhe pse doli partia e parë në zgjedhje nuk ka arritur që të gjejë asnjë partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- AAK – Nisma dhe Vetëvendosje janë bërë bashkë, duke e formuar shumicën parlamentare. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryetarit të Kuvendit ka prishur gjithçka, duke ia dhënë vetëm PDK-së ta ketë të drejtën që ta ketë atë post.

Mirëpo, Blloku LVAN sot një javë ka hequr dorë nga ky post, duke u zotuar që t’ia votoj kandidatin e PDK-së. por, tani PDK e ka bllokuar punën duke thënë se pa marrëveshje edhe për qeverinë nuk do të thërras seancën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu