‘Bomba’ e 29-të zbardh detaje për vrasjen e një të riu maqedonas

0
139

Zaev

Bisedat e radhës të përgjimeve të publikuara sot nga opozita zbardhin detaje për vrasjen e një të riu maqedonas 4 vite më parë në Shkup.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se opinioni sot ka dëgjuar në një të vërtetë të dhimbshme për një jetë të humbur që nuk ka asnjë rëndësi për pushtetin. “Kush dhe pse dikush deshti të vrasë të vërtetën për shuarjen e jetës së një jete të re, pra vrasjen e të riut maqedonas Martin Neshovski. Për edhe një muaj po mbushen 4 vite kur është vra Neshovski nga një zyrtar policie, derisa VMRO-DPMNE po festonte në sheshin e Shkupit fitoren e një palë zgjedhjeve”, theksoi Zaev.

Sipas tij, përse MPB me ditë kishte heshtur dhe kishte fshehur vrasjen? Përse përgjegjësia ndëshkoi vetëm një person ? Pse nuk pati përgjegjësi për zinxhirin komandues ?.

“Dëgjohet se si Sasho Mijallkov pranon se vrasja është kryer nga Igor Spasov derisa ka qenë në detyrë”, theksoi Zaev, duke shtuar se pushteti kishte bërë planin për të fshehur vrasjen.

Në bisedat e publikuara mes ministres së brendshme, Gordana Jankullovska dhe zëdhënësit Ivo Kotevski dëgjohen detaje rreth  vrasjes dhe kontradikta për përgjegjësinë dhe fshehjen e saj. Më pas Zaev ka thënë se edhe kryeministri Nikola Gruevski ka pasur njohuri për vrasjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu