Bosnja dorëzon zytarisht në Gjykatën e Hagës padinë kundër Serbisë për gjenocid

0
102
Ekipi ligjor i Bosnje Hercegovinës e ka dorëzuar kërkesën për fillimin e procedurës së shqyrtimit të padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Sakib Softiq ka qenë agjenti i cili ka hyrë në Gjykatën e Hagës në orën 14:45, transmeton lajmi.net.

Kërkesa për auditimin e procedurës paraqitet në regjistrin e gjykatës e cila kontrollon faktet teknike në lidhje me afatet. Më pas dërgon një kërkesë me faqe tjetër ose fton Serbinë për të komentuar atë.

Afati i fundit për këtë nuk është përcaktuar por zakonisht zgjat nga tre deri në gjashtë muaj. Pas kësaj Bosnja merr përgjigje.

I tërë procesi i rishikimit të vendimit në qoftë se miratohet merr disa vite.

Bosnja po e paditë sërish Serbinë për gjenocid ndaj boshnjakëve për luftën e vitit 1995 ku u vranë qindra mijëra boshnjakë.

Në rastin e parë kjo padia për gjenocid ishte hedhur poshtë.

Riprocedimi i padisë ka nxitur reagime të ashpra në Serbisë, ku krerët e këtij shteti kanë kërcënuar me destabilizim të Bosnjës, edhe ashtu shtet i brishtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu