“Bota Sot” është sëmurë nga “pacientë”si Bajrush Morina

0
79

Para tri-katër ditësh ky i sëmuri, Bajrush Morina, “pacient” i përjetshëm i kuzhinave kundërshqiptare, paska bërë një shkrim-koment ironizues në llogari timen. Arsyeja e parë pse nuk reagova menjëherë është se nuk isha në Prishtinë, ndërsa arsyeja e dytë është se nuk doja ta ulja veten deri në atë shkallë sa të merresha me një “pacient” si Bajrush Morina. Megjithatë, për hir të publikut thash t’i shkruaj këta pak rreshta dhe ta harroj këtë emër që i ngjallë neveri çdo shqiptari dhe intelektuali që e do këtë vend.

Me të drejtë kisha thënë në një shkrim timin se “Bota Sot” qenka më e sëmurë se kryetari i Komunës së Vitisë. Kur lexova reagimin e këtij gazetari të mjerë, këtij gazetari të sëmurë, siç e cilësonte me të drejtë kolegu i tij (R. K.) para shumë vitesh, m’u bë e qartë çdo gjë: “Bota Sot” qenka sëmurë pikërisht nga “gazetarë të mjerë” si Bajrush Morina, që ishin “pacientë” dhe hyzmeçarë besnikë të qarqeve më të egra kundërshqiptare. Po ky “pacient” i kuzhinave të huaja kishte diferencuar dhe “anatemuar” gazetarin e kësaj gazete, B. D. (Shiko deklaratën publike të kolegut të tij, R. K.). Është po ky Bajrush Morina, i sëmuri i gazetarisë në Kosovë, që kishte “diferencuar” dhe larguar nga “Bota Sot” të ndjerin, B. A. Një kohë drejtuesit (padronët) e kësaj gazete e kishin larguar nga puna si një gazetar të dobët dhe ngatërrestar e diferencues ideologjik, si një “pacient” të titizmit. Rikthimi i tij e ka (ri)sëmurë këtë gazetë, e cila, pa “pacientin”, Bajrush Morina, mund të ishte një gazetë ditore “normale” në Prishtinë.

Nga reagimi i këtij të sëmuri dhe mjerani të gazetarisë mësova se edhe ata “doktorët” e tij nuk po e trajtojnë më si më parë “pacientin” Morina. Duket që ia kanë ndërruar barërat ose e kanë larguar fare nga “spitali” i tyre. “Pacienti” Morina, nuk e dinte se unë jam anëtar i Kryesisë së PDK-së, funksion që nuk e kam pasur dhe nuk e kam përdorur asnjëherë gjatë këtyre dhjetë viteve për “marketing” dhe as për përfitime. Mua gjithmonë më ka mjaftuar dhe më mjafton emri im (Xhevat) dhe mbiemri (Bislimi). As mandatin e deputetit nuk e kisha për këto arsye. Ndërsa, sa për dijenin e të sëmurit, B. Morina, në zgjedhjet e fundit kam qenë kandidati më i votuar në Viti. Për këtë përkarhje i kam falënderuar dhe i falënderoj gjithmonë bashkëqytetarët e mi, që nuk shkojnë pas “dëshirave” të të sëmurëve si puna e B. Morinës. Dëshira e “pacientit”, B. Morina, për të na parë në burg nuk është e re. Kjo ishte dëshirë e tij qysh kur kishte mësuar të shqiptonte emrin e Jugosllavi dhe emrin Tito. Por, të më përgojoj i sëmuri B. Morina për korrupsion i bie si ajo puna e hajdutit që thërriste me sa zë kishte: kapeni hajdutin! Më ka ironizuar edhe për punën e gjuhës. Ka të drejtë i sëmuri B. Morina. Nuk e njoh serbishten siç e njeh ai. Sa për shqipen tonë dhe për gjuhë tjera të huaja nuk jam keq. Por, a ka faj Bajrush Morina s’ka! Sepse, ky vendi ynë nuk u bë akoma siç e donin ata që nuk kursyen agjë nga vetja e tyre dhe siç e duan qytetarët tanë të devotshëm. Ky vend do të duhej ta kishte ligjin për pastërtin e figurës (lustrifikimit). Pastaj ky vend do të duhej t’i kishte edhe dosjet dhe t’i hapte në mënyrë institucionale. Vetëm kështu do të shërohej edhe “pacienti” Bajrush Morina dhe shumë Bajrusha si ai. Kështu do të shërohej dhe do të shpëtonte edhe gazetaria, edhe “Bota Sot”, por edhe shoqëria jonë nga këta “pacientë” që më me dëshirë do ta pinin makiaton në Beograd se në Prishtinë, Shkup, Tiranë…

Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu