“Brazil 2014”, Shqipëri-Qipro: 3:1

0
312

TIRANË- Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit 2014.  Një ndeshje e parë me fat, e cila që në pjesën e parë, në minutën e ’36 solli një gol shqiptar, të shënuar nga Armando Sadiku.
Situata euforike e kuqezinjve u mpak disi kur u shënua goli i barazimit nga qipriotët, të cilët patën edhe mjaft raste të tjera për të shënuar, dhe pikërisht në minutën e ‘47 ia doli njëri prej tyre, Vincent Laben. 
Situata e barazimit vijoi gati afër fundit të ndeshjes. Dhe nëse në raste të tjera mbylljet për ekipin shqiptar janë me gola të kundërshtarit, si rrallëherë Shqipëria ka shënuar dy gola njëri pas tjetrit në minutën ’83 dhe ’85 nga Bogdani dhe Cani. Duke e mbyllur ndjeshjen me rezultatin 3:1 për Shqipërinë dhe duke rrokur një trepikësh në grupin E, ku ajo bën pjesë. Një tjetër ndeshje e grupit E sot ka qenë midis Sllovenisë dhe Zvicrës.

M.Alla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu