Britani e Madhe, referendum për daljen nga BE?

0
308

Kryeministri i Britanisë ndodhet nën presion për mbajtjen e një referendumi lidhur me qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian. Një peticion ka marrë 100 000 firma duke bërë kështu që kërkesa e tyre të shqyrtohet në parlament.

Kryeministri vazhdon të insistojë se nuk ka “çështje” për referendum popullor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Dua që ne të jemi influencues në Evropë për çështje të cilat janë me interes për vendin tonë. Për këtë do të luftojmë por nuk shoh çështje për referendum për daljen nga Evropa. Ne jemi në Evropë ne duhet të bëjmë që kjo të jetë e mirë për ne”, ka thënë Kamerun.

Anglia është anëtarësuar në BE në vitin 1973.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakMbulesa
Artikulli tjetërLimaj: Thaçi, një hipokrit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu