Britania dhe Franca ekip konsultativ për rebelët në Libi

0
285

Një grup këshilltarësh i përbashkët i Britanisë dhe Francës do të dërgohet në qytetin e Benghazit në Libi për të këshilluar rebelët në luftimet kundër forcave të Gedafit.
Ata do të ndihmojnë në organizim, planifikim operacioni dhe komunikim dhe nuk do të përfshihen direk në luftime apo në mbrojtje të civilëve.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se kjo konsiston në këshillim dhe paksa trajnim por kjo nuk do të thotë se rebelët do të armatosen nga Britania dhe Franca. Sekretari i Jashtëm për Britaninë, Uilliam Hague është shprehur se ky ekip do të mbështes dhe këshillojë Këshillin Kombëtar të Përkohshëm në Libi për një mbrojte më të mirë për civilët.

Ai ka bërë të ditur se ekipi do të përbëhet nga oficerë me eksperiencë dhe se nuk do të përfshihen forcat speciale të ushtrisë. BBC raporton se bëhet fjalë për 10 oficerë të Britanisë dhe Francës. Hague është shprehur se kjo respekton rezolutën e OKB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu