Brovina: Nuk do të marr pjesë në seancën e Bllokut

0
109

Brovina

Deputetja Flora Brovina ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga partië e Bllokut

(E plotesuar)

“ Patëm një debat të gjerë, dëgjuam të gjitha subjektet pjesëmarrëse. Kemi arritur në përfundim që pavarësisht nënshkrimeve të deputetëve seanca nuk është thirrur nga unë dhe as nuk është përgatitur nga unë, kështu që unë nuk do të marr pjesë në seancë” ka thënë ajo.

“Ne jemi të gatshëm të thërrasim seancë për 24 orë nëse ka shenja për marrëveshje politike paraprake” ka shtuar Brovina.

Osmani: Isha në takim për të treguar se Blloku e mbanë nesër seancën

 

Përfaqësuesja e Bllokut Vjosa Osmani e cila ka marrë pjesë në takimin konsultativ që e ka thirrë kryesuesja Flora Brovina, ka dalë nga takimi pasi ka deklaruar aty se Blloku do të mbajë seancën nesër dhe se Brovina nuk ka të drejtë të thërrasë konsultime.

(E plotesuar)

“Isha e autorizuar që në emër të nënshkruesve të kërkesës për thirrje të seancës, që vetëm ta paraqes këtë qëndrim dhe të dalë nga takimi. Natyrisht që liderët e Bllokut nuk e kanë pranuar ftesën për takim sepse ne mendojmë që vetëm presidentja ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë” ka thënë Osmani.

 

Vjosa Osmani e përfaqëson Bllokun te Brovina

( E plotësuar)

Deri më tani në takimin e thirrur nga Flora Brovina kanë shkuar disa përfasuest të partive poltike.

Aty tani siç tregon gazetari i Express janë Nenad Rashic, Emilja Rexhepi, Mahir Yakcılar, Danush Ademi, Adem Grabovci, Vjosa Osmani.

….

Blloku shkon në takim te Brovina

Partitë e bllokut më në fund do t’i përgjigjen ftesës së Flora Brovinës. Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj-Bujupi do ta përfaqësojnë bllokun në këtë takim.

“Blloku dërgon përfaqësuesit e vet. Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj-Bujupi do t’i përfaqësojnë partitë e bllokut në takimin e thirrur nga Flora Brovina”, ka thënë për “Epokën e re” një zyrtar brenda partive të Bllokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu