Bulliqi: Ja kush më la jashtë listës dhe pse

0
72

Shpejtim Bulliqi është një nga pesë ish-deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk janë të përfshirë në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ka qenë kauza e tij në legjislaturën e kaluar.

Ai ka qenë kategorik se Kosova humb mbi tetë mijë hektarë tokë me shënjimin e ri të kufirit me Malin e Zi.

E për atë që bëri, Bulliqi ka thënë se partia e tij iu hakmorr duke mos e futur në listën e re.

Por që ai nuk është i vetmi, pas në të njëjtën pozitë janë edhe Fatmir Rexhepi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku dhe Murat Hoxha – që po ashtu nuk janë kandiduar edhe për një mandat.

Ani pse ka mbetur jashtë, profesori i Gjeografisë, nuk është pishman aspak për kundërshtimin që bëri për atë çështje.

“Ndjehem shumë i lumtur që kanë pasur rastin që të jep kontribut për vendin tim”, ka thënë Bulliqi për klankosova.tv.

“Nuk ka fije dyshimi se është hakmarrje”.

“Kjo e ka dëmtuar LDK- në. Unë jam i bindur se veprimet e mia që i kam bërë i ka mbështet elektorati i LDK-së, mosvotimin e Thaçit president dhe kundërshtimin e demarkacionit”, ka shtuar ai.

Bulliqi ka theksuar më tej, se raportin me kryetarin e partisë, Isa Mustafën e ka tërësisht në rrafshin zyrtar.

“Absolutisht kam vetëm raport zyrtar me Mustafën”.

Madje si konsideron se nuk ka arsye që të kontaktojë me kryeministrin në ikje.

Por megjithatë nuk i ka rënë tërësisht vi të kuqe atij.

“Në momentin që kërkohet unë do të mbajë kontakt”, ka pohuar më tej Bulliqi.

Kurse për futjen në listë të emrave të tjerë që rrallë janë dëgjuar në Parlament, Bulliqi nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se janë vendime të LDK-së.

“Mua më vjen shumë keq që disa kanë qenë vlera dhe kanë bërë shumë, shumë dhe kanë përkrahje nga jashtë dhe kanë mbet jashtë listës”.

“Janë njerëz që janë parimor dhe kanë mbrojtur vullnetin e LDK-së”, ka deklaruar Bulliqi.

E shpresën për vlerësim të drejt Bulliqi ka theksuar se e ka te elektorati që do të flasë me 11 qershor.

Kurse kur bëhet fjalë më drejtpërdrejtë se kush e la jashtë, ai akuzon disa anëtarë të Degës së LDK-së në Podujevë, prej nga vjen Bulliqi.

“Më kanë përjashtuar servilë të kryetarit të degës”, ka theksuar ai.

E kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, është Agim Veliu, që është edhe nënkryetar i parë i partisë.

E për lënien jashtë listës të Bulliqit dhe të tjerëve, nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do që t’i komentojë ato.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu