Burgoset, plaçkitet dhe rrahet një kosovar në Serbi, shkaku i disa ilaçeve

0
354

Merdare

I kishte kryer pushimet në Kosovë dhe kishte marrë rrugën për Gjermani. Ilir Leci, 32 vjeçar nga Kamenica, zgjodhi rrugën për nga Serbia në Kroaci e për të mbërri pastaj në Gjermani. Por kjo rrugë i kishte kushtuar atij me plaçkitje prej tre mijë eurove, burg 24 orësh dhe grushta e shqelma deri në alivanosje.

Ilir Leci është ndaluar në pikën kufitare në Batrovc, e cila pikë lidh Serbinë me Kroacinë.

Testosteronet, janë ilaçet që Iliri i kishte marrë nga Kosova për në Gjermani, por që atij i sjellën mjaftë probleme.

“Më kanë ndaluar dje rreth orës katër në Batrovc. Më kanë burgosur menjëherë, dhe nuk dija asgjë. Unë nuk di serbisht dhe nuk i kuptoja asgjë. Më morën të gjitha ilaçet që i kisha dhe kërkonin që të më burgosnin me gjashtë muaj burg, ose t’i paguaj pesë mijë euro. Unë edhe më herët i kam marrë nga Kosova këto ilaçe dhe asnjëherë nuk më kanë bërë probleme në Serbi”, ka rrëfyer Leci për KosovaPress.

Por maltretimi nuk kishte mbaruar me aq. Ilirit ju dashtë të përjetojë edhe grushta dhe shqelma nga dy policë që ky as nuk i ka kuptuar se qfarë kanë thënë.

Por, këto i kishin ndodhur në mëngjesin e të shtunës.

“Të shtunën (sot) në mëngjes, më kanë marrë dhe njëri prej tyre më ka gjuajtur me grusht dhe më ka alivanosur. Pas kësaj, të dy më kanë hipur me shkelma dhe më kanë rrahë sa kanë mujt. Kam qenë shumë keq, për shkak që nuk kuptoja asgjë”, ka thënë Leci.

Ilirit, në momentin e kapjes ia kishin marrë makinën dhe telefonin, saqë nuk kishte mundur t’i lajmërojë as familjen. Atij i kishin lejuar, tek në orën 10 që të lajmërojë dikë të afërm.

Pas 24 orë mbajtje në burgun e Sremska Mitrovicës, Ilir Leci është lëshuar për të vazhduar rrugën e tij në Gjermani, ndërsa deri në lirimin e tij, familjarët nuk kanë ditur se ku të drejtohen.

Gjatë kësaj kohe për lirimin e tij ishte angazhuar dhëndri i tij, Blerimi. E në proces janë involvuar edhe Ministria e Diasporës e cila është munduar të gjejë zgjidhje rreth lirimit të personit në fjalë.

Ndërsa para dy dite, kjo Ministri u ka bërë me dije qytetarëve të Kosovës se në pikën kufitare Horgoshtë Republikës së Hungarisë dhe Batrovc të Kroacisë, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

Kjo është mbështetur edhe në bazë të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë e cila është arritur më 2 korrik 2011 në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu