Burim Demolli vritet në Siri – hapet e pamja në Kolovicë

0
244

Siria

Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri.

Lajmin e ka konfirmuar një kushëri i tij, i cili ka thënë se e kanë hapur të pamën dhe po i presin njerëzit.

“Në Siri është vrarë. Ne e kemi hapur të pamën”, ka thënë një kushëri i Burim Demollit, shkruan Gazeta Express.

Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij.

Tash, në shtetin ku po bëhet luftë sektare kanë mbetur familja e Burimit.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë rast.

Sipas të dhënave të Policisë dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak.

Deri më tash, afër 20 prej tyre e kanë humbur jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu