“Çakalli”

0
129

Zyrtarisht quhet Ilich, por të gjithë e mbajnë mend me emrin e betejës, Carlos “Cakalli”, terroristi që përgjaku botën në vitet ’70 dhe ’80 dhe i kthyer në mit që në moshën 26-vjecare.

Ndaj tij nisi këto ditë në Paris procesi për katër atentate të kryera dekada më parë në Francë, të shoqëruara me 11 viktima dhe 150 të plagosur.

Ilich Ramirez Sanchez u shfaq i qetë, i veshur thjeshtë, duke i thënë gjykatësit se ishte vetëm një “revolucionar profesionist”.

Përvec gjyqit, aktualisht 62-vjecari po shlyen edhe një dënim me burgim të përjetshëm në burgjet e Francës për një nga sulmet e sipërpërmendura.

Legjenda e ka zanafillën në dhjetor të vitit 1975, kur një i ri me look modern dhe me një berretë alla-Che Guevara, ecën në aeroportin e Algjerit duke mbajtur peng ministrat e vendeve të OPEC, të rrëmbyer pak orë më parë në Vjenë.

Carlos lindi më 12 tetor të 1949-ës, në Karakas të Venezuelës, djal i një avokati të pasur të ekstremit të majtë, që i vuri emrin e Lenin-it, Vladimir Ilyich Uljanov.

Me të mbushur 15 vjec, djaloshi militon me të rinjtë komunistë venezuelianë dhe shkon për të ndjekur studimet në Londër e më pas në

Moskë. Poliglot, arrogant dhe me shumë kurajë e ideale, ai hyrn në radhët e Frontit Popullor për Clirimin e Palestinës.

Në vitin 1975 shpallet në kërkim nga drejtësia franceze, që e cilëson si armikun publik numër 1 për vrasjen e tre policëve në qendër të Parisit.

Dy vjet më vonë i riu ambicioz themelon grupin e tij Organizata e Revolucionarëve Ndërkombëtarë, me baza të ngritura në vendet e ish-bllokut sovietik. Paratë libiane dhe ato irakene blejnë shërbimet e tij.

Ai që të gjitha mediat e quajnë “Cakalli”, bën një jetë prej mercenari, me atentate, gra të bukura, cigare kubaneze, makina luksoze, etj.

Arrestohet më 14 gusht 1994, nga komandot francezë në Sudan dhe që prej atëherë jeton në burgjet franceze. Në vitin 2001 martohet me rite islamike me avokaten e tij Isabelle Coutant Peyre, një prej disa përfaqësuesve të tij ligjore.

Në 2010-ën bëhet protagonist i një filmi të gjatë 5 orë e gjysmë, të realizuar nga regjisori francez Oliver Assayas. Megjithatë, nga qelia e tij bën të ditur se filmi nuk i pëlqen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu