Çasja ndaj problemeve të shendetit mendor

0
177

Si shihen çrregullimet mendore dhe cila është çasja aktuale ndaj tyre

Temën e sotme mbi shëndetin mendor dhe atë se sa ne si shoqëri dhe jo vetem si profesionist bëjmë për të promovuar dhe mbrojtur shendetin mendor, po e filloj me një përkufizim mbi shëndetit nga OBSH, ku thuhet që “shëndeti është një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore, jo thjeshtë mungesa e sëmundjes”.

Nëse e mendojmë sa bëhet në këtë drejtim për promovimin e shëndetit në përgjithsi, shohim që ajo me të cilën deri në njëfarë mase merremi ne është aspketi fizik dhe jo komponentet tjera që janë po aq të rëndësishme.

Ka arsye të shumëta pse ndodh kjo por një nga arsyet tashmë të njohura është stigma për të vizituar psikologun por jo edhe psikiatrin i cili trajton çrregullimet më të rënda të shëndetit mendor.

Më pas shumë nga çrregullimet psikologjike mund të prodhojnë simptoma trupore për të cilat më pas klientët kërkojnë ndihmë kryesisht tek mjekët e përgjithshëm apo të mjeksisë familjare e të cilët natyrisht që përshkruajnë medikamente konformë simptomave fizike që klientët prezentojnë dhe për shkak të fluksit të pacientave kanë kohën e kufizuar për konsultime.

Bazuar në hulumtimin që kam bërë me 2016 mbi referimet nga QKMF-të dhe njësitë e tyre del se ky referim është jo aq i madh dhe kur bëhet, bëhet për në klinikën e psikiatrisë, ku në Prizren për fat të keq si një nga qendrat më të mëdha pas kryeqytetit nuk ka asnje psikolog dhe rrjedhimisht trajtimi bëhet nga psikiatrit me psikofarmakologji, e që edhe nga këtu referimet mungojnë.

Përderisa çrregullimet psikologjike trajtohen vetëm si diçka fizike dhe nuk u jepet hapsirë psikologëve, relapset janë të mëdha dhe trajtimet janë afatshkurte, ndërkohë që duhet pasur parasysh që edhe çrregullimet tjera mjeksore duhet trajtuar edhe nga prizimi psikologjik, pasi që hulumtimet kanë nxjerrë në pah që edhe efektiviteti i ilaqeve është më i madhë kur kemi një trajtim te këtillë multidiciplinar.

Unë mendoj që medikalizimi i ndjenjave është joproduktiv dhe më shumë ushqenë varësinë se sa që promovon reziliencen dhe aftesitë e shkathtesitë që do ndihmonin tejkalimin e problemeve të shëndeti mendore.

Prevalenca dhe incidenca

Prevalenca dhe incidenca e çrregullimeve psikologjike në botë është mjaft e lartë, dhe hulumtimet kanë nxjerrë në pah që inidenca e çrregullimeve neurotike është 1 në 6 persona dhe 1 në 4 tek të rriturit, ndërsa incidenca e psikozave dhe skizofrenisë është 1 në 200.

Në 1000 njerëz, 300 përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Nga këta 300, vetëm 230 vizitojnë mjekun e pergjithshëm, dhe vetëm 102 do të diagnistifikohen me probleme të shëndetit mendor.

Nga 102 të diagnostifikuar, vetëm 24 do t’i referohen shërbimeve të shëndetit mendor dhe vetem 6 do perfundojnë si klientë të rregullt. Kjo do të thotë që numri më i madh i njerëzve që përjetojnë një distres emocional të një lloji të caktuar nuk marrin ndihmë fare.

Këto janë statistika botërore dhe në Kosovë gjendja është dukshëm më e rëndë.

Pse kemi rritje të çrregullimeve psikologjike

Kohëve të fundit kemi një rritje të çrregullimeve psikologjike ashtu siç po ndodh edhe në shumë vende tjera të botës; a do të thotë kjo që njerëzit po përballen më pak mirë me këto çrregullime apo jeta është bërë më stresuese? Mendoj që janë të dyja.

Në ditët e sotme rolet kanë ndryshuar, pritshmëritë janë rritur, fitimi material ka zënë rrënjë para gjithçka tjetër e në veqanti para kujdesit për vetën. Shumë njerëz e konsiderojnë punën si shumë stresuese, madje edhe rritja dhe edukimi i fëmijëve është bërë stresues për shumicën e njerëzve.

Përderisa dikur njerëzit kishin detyra të përsëritura fizike të zakonshme për të kryer, tani ka makina “për ta bërë jetën më të lehtë”. Nuk kemi më kohë për të ecur nga ‘A’ në ‘B’, por duhet të hidhemi në makinë dhe ashtu te ulur te rrijme duke share e mallkuar ne tollovite e trafikut.

Koha ekstra e lirë që të gjitha pajisjet tona të kursimit të punës duhej të nxirrnin, nuk kanë arritur të materializohen. Ne ndjehemi fajtor nese rrijmë ulur duke “qenë” dhe jo duke “bere”, nuk kemi kohe te humbim. Ritmi i jetës është aq i shpejtë, për shumë prej nesh, dhe kemi aq shumë gjëra për të bërë sa ndonjeherë mbesim duke mos bërë asgje. Shikimi i televizorit në mbrëmje nuk na ndihmon dot që të jemi të shëndetshëm mentalisht dhe emocionalisht.

Familjet e zgjeruara, që kanë ikur tanimë vite më herët, me të gjitha të metat që kanë pasur, kanë pasur një rol të rëndësishëm mbështetës, të cilin familjet e sotme nuk e kanë.

Vala e madhe e ndarjeve në martesë dhe problemet në marrëdhënie po mbjellin farën e problemeve të ardhshm brenda gjeneratave që po vijnë. Shumë njerëz ndjehen të izoluar dhe të papërkrahur.

Mesazhi që të rinjët sot marrin nga mediat dhe nga kultura e tanishme është ai i kënaqësisë së menjëhershme dhe i ndjenjës që kjo kënaëqsi i takonë me të drejtë atyre.

Një nga dobësitë e mirëqenies aktuale duket se është ajo që njerëzit po marrin gjithnjë e më pak përgjegjësi për vetën e tyre, qoftë për veprimet e tyre qoftë për gjendjen e tyre emocionale.

Sa po ndihmohen njerëzit me probleme të shëndetit mendor

Trajtimi i çrregullimeve mendore është fokusuar kryesisht tek ato raste që janë më të rënda dhe kjo është në rregull për aq kohë sa nuk lihen fare anash rastet që janë më pak të rënda, sepse për fat të keq vuajtja e tyre mund të mos shihet si diçka urgjente dhe rrjedhimisht t’i prolongohet trajtimi deri kur ata të jenë në një fazë kur realisht trajtimi do të ishte më pak efektiv apo do të zgjaste më shumë.

Nga një studim i bërë në SHBA del që gjysma e atyre që kanë vuajtur nga çrregullime neurotike nuk janë përmirësuar 18 muaj pas raportimit, ndërsa numri i atyre që kishin marrur trajtim dhe që ishin përmirësuar ishte dyfish më shumë se numri i atyre që nuk kishin marrur trajtim, që dë të thotë se po intervenimi është i dobishëm. Çështja shtrohet, cili intervenim?

Për fat të keq siç edhe e thashë më lartë, ka një tendencë të vazhdueshme për t’i medikalizuar ndjenjat dhe kjo bëhet fare thjeshtë: Nëse dikush po fundoset në depresion, ne e shikojmë atë si një sëmundje, një disbalancë të kimisë së trurit, i përshkruajmë ilaqe, humori depresiv ngritet dhe kështu lind një tjetër statistikë e kënaqshme.

Por, nëse asgjë tjetër nuk ndryshon, nëse klientat në fjalë nuk zhvillojnë shkathtësi tjera/ndryshe përballimi ose të qënit në këtë botë, relapset me shumë gjasë janë të pashmangshme. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ilaqet nuk kanë rolin e tyre, sepse nëse dikush është në një gjendje akute dhe emergjente dhe është tejet i shqetësuar dhe i stresuar që të jetë në gjendje të ndërmarrë ndonjë veprim për t’i ndihmuar vetës, atëherë ilaqet natyrisht që do t’i japin një forcë të brendshme për t’i ndihmuar që të fillojë t’i shoh dhe t’i bëjë gjërat ndryshe.

Por, nuk duhet harruar që disbalanci kimik është vetëm një nga komponentet e çështjes, pasi që disbalanca kimike që ndodh në tru në rastin e çrregullimeve mendore është më shumë korrelacion se sa shkak-pasojë, në fakt është më teper pasoja se sa shkaku dhe këtë e kanë vërtetuar shumë studime të bëra në këtë drejtim (Valstein, 2004).

Hulumtime të shumëta kanë vënë në pah, që çrregullimet mendore ndikohen fuqishëm nga rrethanat e klientit dhe nga vet personaliteti i tyre, pra çdo person jeton në një kontekst dhe nuk mund të merret në izolim nga ato që e rrethojnë.

Aspektet sociale të çrregullimeve mendore janë të dukshme për shumicën e njerëzve: kushte të rënda banimi, vështirësitë financiare, mungesa e mbështetjes familjare, ndarjet në një marrëdhënie, stresi i punës etj. të gjitha kontribuojnë në distresin emocional të atyre që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi e depresioni, pra çrregullimet mendore nuk janë thjesht vetëm në një organ apo brenda individit, ato janë gjithashtu relacionale dhe kontekstuale (Asen et al, 2004).

Hulumtimet që janë bërë për efektivitetin e antidepresantëve (Greenberg et al., 1994) kanë vënë në pah një sërë efektesh anësore të tyre dhe rrjedhimisht kanë ndikuar që klientët në raste të ndryshme të ndërprejnë terapinë e sapofilluar.

Metaanaliza e 19 studimeve (2.318 klientë), kanë rezultuar që 75 % e përfitimeve nga përdorimi i antidepresantëve janë rezultat i placebos dhe vetëm 25 % i efektit të ilaqit (Kirsch & Sapirstein, 1998).

Cilat janë shpresat dhe hapat për të ardhmen

Rezilienca personale, natyrisht, është një faktor tejet i rëndësishëm që ndihmon njerëzit të tejkalojnë vështirësitë; dikush për shembull që ka një vetëvlerësim të ulët apo që ka zhvilluar një perspektivë negative të të parit të botës për shkak të abuzimeve fizike, emocionale ose seksuale do të jetë më i prirur për të pasur ankth apo depresion.

Gjithashtu një pjesë e kësaj cënueshmërie ndikohet edhe nga personaliteti dhe gjenetika jonë, por shumë gjëra në jetë mësohen dhe ne mund t’i modifikojmë këto duke mësuar mënyra të reja të të parit të gjërave dhe shkathtësi të nevojshme të përballjes me situatat të ndryshme në jetë, mënyra të reja të ndjerit dhe të sjelljes.

Ka raste kur klientët kanë një histori të çrregullimeve depresive në familje dhe kanë modeluar dhe mësuar mënyra të papërshtatshme të reagimit por ata mund të rimësojnë mënyra më të shëndetshme të reagimit që mund të ndryshojnë krejt jetën e tyre.

Gjatë përvojes sime klinike, kam vërejtur që shumë njerëz duan t’i ndihmojnë vetës së tyre por thjesht nuk din si.

Ka shumë të tillë që nuk marrin ilaqe për çrregullimin e tyre qoftë depresion, ankth ose ataqe paniku.

Ata duan të mësojnë të gjejnë rrugë dhe mënyra të dobishme për t’i ndihmuar vetës, dhe një nga rolet kyçe të profesionistit të shëndetit mendor është mu kjo.

Shkruan: Latif Hoxha Phd.c

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu