Çështja shqiptare shkon në Kongresin amerikan

0
391

Kongresmenet

Lidhja Shqiptaro-Amerikane organizoi dje një takim me anëtarët e Kongresit amerikan, për t’i informuar ata mbi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Takimi u zhvillua në një kohë që vëmendja e Kongresit amerikan është përqendruar te rreziku që përbën ISIS, si dhe te gjendja në Ukrainë.

Shirely Cloyes-Dioguardi nga Lidhja Shqiptaro-Amerikane shprehu shetësimin se tani që  vëmendja e Kongresit amerikan është përqendruar te rreziku që përfaqëson ISIS, kjo mund të lërë mënjanë problemet që ekzistojnë në Maqedoni në lidhje me shqiptarët atje dhe integrimin e vendit.

Ajo tha se marrëveshja e Ohrit e nënshkruar në vitin 2001 nga SHBA dhe NATO-ja me udhëheqësit e partive shqiptare dhe maqedonase nuk po funksionon.

“Problemi është se janë materializuar vetëm pjesë shumë të vogla të Marrëveshjes së Ohrit. Në gjendjen e tanishme ka mjaft racizëm, mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe një sistem gjyqësor të mangët, në dëm të popullatës shqiptare”,  tha Dioguardi.

Duke u bërë një thirrje anëtarëve të kongresit, për më shumë vëmendje për Maqedoninë,  Dioguardi tha se duhet të kihet kujdes me pozitën e shqiptarëve:

“Maqedonia është në radhë për të hyrë në NATO dhe në BE. Unë nuk shikoj se si mund të ndodhë kjo pa i kushtuar vëmendje trajtimit që u bëhet jo-maqedonasve atje. Dhe çështja është se elitat në fuqi atje janë të korruptuara”,  tha Dioguardi.

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga bashkëshorti i saj, ish-kongresmeni Joe DioGuardi, është një organizatë lobiste që punon për çështjet shqiptare dhe përpiqet të ndikojë tek anëtarët e Kongresit amerikan.

/INA/Shekulli Online/E.H./

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu