Çfarë dihet për historinë e Strugës?

0
263

struga

Rrethi i Strugës bën pjesë në rajonet në të cilat ka banuar në lashtësi fisi ilir i enkeleasve. Përmendet në burimet bizantine të shek.XI, ndërsa në shek.XVI njihej si treg i drithit që eksportohej deri në Lezhë.

E. Çelebiu përmend në shek.XVII Ustrugën buzë liqenit. Në gjysmën e dytë të shek.XIX Struga shndërrohet në një qendër të rëndësishme tregtare e zejtare me rreth 550 shtëpi dhe 236 dyqane, që lidhej me qytetet e Shqipërisë së Mesme. Përfaqësuesit e popullsisë së Strugës morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912. Po në këtë vit qyteti dhe rrethi i tij u pushtuan nga ushtria serbe dhe më 1913 iu aneksuan Mbretërisë së Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu