Çfarë po ndodh me këtë kontinent, çka po parashikojnë ekspertët

0
160

Një çarje gjigande prej disa kilometrash ka ndodhur në jug-perëndim të Kenias.

Kjo ndarje, që vijon të zmadhohet, shkaktoi rrëzimin e një pjese të autostradës Nairobi-Narok, dhe u shoqërua me aktivitetet sizmik në zonë.

Hulumtuesit sugjerojnë se pas disa miliona vitesh, kontinenti afrikan mund të ndahet në dysh.
Në një artikull për the Conversation, ekspertja britanike Lucia Perez Diaz shpjegon sesi mund të ndodhë një gjë e tillë.

Toka është një planet gjithnjë në ndryshim, ndonëse në disa aspekte ndryshimi mund të jetë thuajse i padallueshëm për ne.

Pllakat tektonike janë shembulli më i mirë i kësaj. Por herë pas here ndodh diçka dramatike, që ngre pyetje si në rastin konkret, nëse do të ndahet ose jo Kontinenti Afrikan në dysh.

Ajo që po ndodh në Afrikë është thyerja e pllakave tektonike, duke krijuar një çarje dhe kufij të rinj të pllakave.

Aktualisht, përgjatë pjesës lindore të luginës së shkëputur vijon të ketë aktivitet. Pikërisht ky aktivitete do të bëjë që disa miliona vite më vonë, Afrika të ndahet më dysh.
Ekspertët po e studiojnë nga afër këtë çarje, për të kuptuar më shumë rreth fazave të tij dhe të ndodhive natyrore që mund të pasojnë.

Parashikimet janë që rajonin e Afar, ku e gjithë çarja e luginës është e mbushur me gurë vullkanikë, litosfera është holluar në një pikë të tillë që mund të thyhet plotësisht. Kur kjo të ndodhë, një oqean i ri do të fillojë të formohet. Kjo do të bëjë që në një periudhë afatgjatë, deti të mbulojë të gjithë çarjen e tokës.

Uji do të mbulojë zonën dhe për pasojë Kontinenti Afrikan do të bëhet edhe më i vogël dhe në Oqeanin Indian do të ketë një ishull të madh, me pjesë të Etiopisë dhe Somalisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu