Çfarë shkruante për mërgimin më 1993, Heroi i Kosovës Bahri Fazliu

2
422

Bahri Fazliu

Para 21 vitesh, heroi Bahri Fazliu mërgimin e merr si një plagë të rënd të popullit. Si shkas kryesor, edhe atëherë, ai përmendte varfërinë dhe mungesën e perspektivës, por natyrisht edhe pushtimin. Shkrimin e tij mund ta lexoni më poshtë.

Mërgimi – plagë e rëndë e robërisë

Pushtimet e vazhdueshme të përcjella me një shtypje dhe shfrytëzim të egër sollën si pasojë varfërimin e vazhdueshëm të Kosovës, mjerimin e saj. Populli, gjithmonë mbeti i varfër, gjithmonë u deshtë të bëjë sakrifica të panumërta për ta përballuar gjendjen e cila natyrisht la gjurmët e saj, la plagët e saj, të cilat ende e kësaj dite mbetën të hapura dhe s’u mbyllën kurrë.

Një plagë e tillë është mërgimi.

Kjo plagë – bashkëpërcjellëse e vazhdueshme e popullit shqiptar në histori, sidomos pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këndej – tani ka marrë përmasa tejet tragjike me pasoja tejet të mëdha për të tashmen dhe të ardhmen e kombit. Qindra mijëra llogariten të kenë dalë jashtë Kosovës e, ç’është më e keqja, ende po vazhdojnë të dalin.

Mërgimi vazhdon edhe sot, sepse jetojnë shkaktarët e tij të vërtetë: jeton pushtimi, jeton gjendja e rëndë ekonomike, jeton paperspektiva.

1. Pushtimi; – është shkaktari kryesor i mërgimit, pas të cilit vijnë shkaktarët tjerë prej ku e kanë edhe burimin.

2. Gjendja ekonomike; – si pasojë e pushtimit, shtypjes dhe shfrytëzimit të egër, populli mbetet në mjerim e varfëri, mbetet pa shtrojë e pa mbulojë.

3. Paperspektiva; – duke mos pasur mundësi që nën kushtet e okupimit të plotësohen nevojat, tek njerëzit krijohet demoralizim, krijohet gjendja e paperspektivës.

Këta tre faktorë i gjen gjithmonë në shkaktarët kryesorë të mërgimit në çdo etapë të historisë, të cilët e plotësojnë njëri-tjetrin dhe, të ndërlidhur së toku, i shtyjnë njerëzit vazhdimisht të mërgojnë. Mërgimi ndryshon nëpër periudha historike vetëm për nga nuancat dhe veçoritë e shfaqjes së këtyre faktorëve, për nga shkalla dhe ashpërsia që marrin ata. Mërgimi herë u shoqërua me dhunë të hapët dhe mori formën e shpërnguljes (rasti i shpërnguljeve për Turqi etj.) dhe herë u shoqërua me dhunë indirekte ekonomike e politike dhe mori formën e largimit prej atdheut “me dëshirë” (rasti i mërgimit të sotëm etj.).

Këta faktorë, pra janë po ashtu shkaktarët kryesorë të mërgimit të sotëm. Ashpërsia e pushtuesit, politika e tij diskriminuese antishqiptare, papunësia që arriti kulmin krijuan një situatë të vështirë ekonomike. Si rezultat i kësaj gjendjeje, paperspektiva rritej çdo ditë e bashkë me të rritej edhe urrejtja e popullit kundër pushtuesit. Situata nuk do të ishte pa shtegdalje sikur flamuri i luftës kundër pushtuesit të mbahej lart; sikur urrejtja e popullit të mos shndërrohej në ikonë të padëmshme kundër pushtuesit; sikur njerëzit në luftën kundër pushtuesit ta shihnin të ardhmen e ndritur, ta shihnin perspektivën. Por, partitë politike që dolën në ballë të popullit e degjeneruan luftën e tij. Duke i kthyer sytë plotësisht nga bota, ato popullin e paraqitnin të pafuqishëm ndaj problemeve të kohës, e injoronin atë, dhe e quanin “të panevojshme” punën e tij. Dhe kur? Pikërisht kur roli i tij duhej të ishte vendimtar.

Kështu energjitë e popullit u dekompozuan, ato shpenzoheshin gjithkund tjetër, përveç në çështjen më të domosdoshme: luftën për liri.

“Çështja jonë do të zgjidhet” – propagandonin partitë politike – “sepse e kemi në ndihmë Evropën e Amerikën”. Dhe, sa kohë që njerëzit u besonin këtyre fjalëve, përkundër gjendjes së vështirë ekonomike, ata qëndronin në atdhe dhe i prisnin rezultatet. Por, durimi s’po i jepte rezultatet, ndërsa gjendja çdo ditë e më shumë vështirësohej.

Gjendja u bë edhe më e padurueshme, kur partitë politike filluan të flasin për rrezikun e shpërthimit të luftës dhe të terrorit serb në Kosovë, ndërsa nuk ndërmerrnin asgjë as për luftën, as për t’u mbrojtur nga terrori me arsyetimin se “nuk mund të bëjmë asgjë”.

Populli, kështu, mbeti nën mëshirën e kohës. Por, derisa çështja kombëtare “nuk e kërkonte” ndihmën e tij, këtë me forcë e kërkonte kriza ekonomike, e kërkonin fëmijët pa bukë dhe pa veshje.

Ç’të bëjë në këtë situatë njeriu i shkretë?

Duke mos pasur mundësi për ta rregulluar gjendjen ekonomike në atdhe, ai zgjedh rrugën e mërgimit e cila premton më së shumti. E pse të mos dalin njerëzit derisa janë “të panevojshëm” në atdhe, derisa çështja kombëtare “nuk kërkon” ndihmën e tyre, pasi që fatin e kombit e kanë në dorë njerëzit me tituj: doktorët, akademikët të mbështetur në faktorin e jashtëm?!

Nisen në kurbet me zemër të thyer se po lënë atdheun, me mendimin se çështja kombëtare do të zgjidhet dhe me shpresën se në kurbet do ta gjejnë shpëtimtarin që i nxjerrë nga kriza ekonomike.

Duke e sqaruar popullin për rolin e tij në të tashmen dhe të ardhmen e atdheut, për rolin e tij vendimtar në zgjidhjen e çështjes kombëtare, duke mobilizuar dhe organizuar atë ashtu siç e kërkon lufta për liri; duke ia caktuar secilit vendin e tij, kontributin që duhet ta japë në çështjen kombëtare, i cili, sado i vogël që të jetë, është i domosdoshëm; duke e bërë të vetëdijshëm se është i nevojshëm të qëndrojë në atdhe, pavarësisht se vështirësitë ekonomike janë të mëdha; duke e bërë të vetëdijshëm se duhet të luftojë që përfundimisht ta mbyt krizën, atëherë energjitë e popullit do të vihen në shtratin e duhur. S’do të ketë më mundësi që ato të dekompozohen dhe të demoralizohen.

Njerëzit do të lidhen fort, jo vetëm për emrin Kosovë, për vuajtjet dhe mjerimet e saj, por edhe për detyrat dhe nevojat e saj, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Secili do ta ndjejë të domosdoshëm qëndrimin në atdhe, sepse me të do ta lidhë puna, kontributi i tij “i vogël”, por i çmuar dhe i domosdoshëm për fitoren e lirisë.

Me çlirimin, me lirinë do të zhduket shkaktari kryesor i mërgimit – pushtuesi e bashkë me të edhe shtypja e shfrytëzimi, edhe varfëria e mjerimi, edhe paperspektiva dhe demoralizimi. Populli do të buzëqesh pastaj në liri, kur do t’i gëzoj frytet e punës së tij, djersën e tij, ndërsa këngëtari do të këndojë në tingujt e çiftelisë: na ishte njëherë mërgimi… /Telegrafi/

2 KOMENTET

  1. O baca Kup!!

    Ashtu eshte sic thua.
    Jo nuk duhet te kemi frike nga Shqiperia, por 360 shkalle i domosdoshem kthimi nga Shqiperia….!!
    Por dicka nuk jam me ty BACA KUP. Per çka thua ti. Qe po shkruaj dhe po te drejtohem NE VETEN E PARë ME TY. Pra, ne qofte se ti mendon se Mehet Kraja nuk e di se sa eshte e dobishme jo vetem bashkepunimi por afrimi dhe bashkimi i shqiptareve ne te gjitha fushat, po dhe territoriale, ateher nuk pajtohem me ty; ne qofte se ti mendon se ai eshte gjoja jo i informuar, nga eshte e mira apo nga eshte e keqja per popullin tone, prap nuk nuk pajtohem me ty…!

    Por mendoj qe kete ti e di, por e ke shprehur me zbutje e me disa metafora, duke e quajtur “akademikun” M. Krajoviçin FOSILE, apo se qe duhet freskuar te menduarit e te folurit shqip te tij. Jo. Ai keto i di, por ai kete nuk e do madje sic del edhe nga paraqitja e tij, ai edhe e lufton kete afrim apo ndikim sic thot ai, te medave nga Shqiperia, KUPTO frikes se afrimit te shiptareve, E ka frikë, tutet nga afrimin e shqiptareve rreth shtetit te vet NANË. Ai e do afrimin nga Serbia dhe kete e di dhe ti dhe une dhe shumica e jone, ketej ne keto treva tona te ndara… Prandaj po te them shkoqur, thuaje hapur, sepse nuk je tremb as ne kohet me te veshtira dhe tash nuk trembesh, por do qe te kesh nje lloj diplomacie, nje si qendrim gjoja “demokratik”, “te kulturuar”..! Asnje francez, amerikan, gjerman etj., nuk ka friek dhe madje ata kane luftuar dhe i jane bashkuar kulturave dhe vendit te tyre, madje kane bere edhe bashkime edhe me te medha sic e di e gjithe bota, në SHBA e në BE etj. Dhe ju lumt atyre. I adhuroj te gjithe keta popuj, qe gjeten force e u bashkuan… Kete shembull te bashkimit te shqiptareve dhe ne ta ndjekim, pse jo. Pra s’ka me diplomaci, pra ske pse t’i thuash gjerave me rrotulla, indirekt e me “demokraci” asaj cka eshte e demshme per gjera te drejta, te ligjshme dhe te domosdoshme, per interesa te pergjithshme.
    Por keta qe i quan fosile dhe qe kane nevoje ta freskojne te menduarit shqip, jane pikerisht te vetedijshem se cka thone, e si shprehen. Keta jane ata qe i frigohen jo vetem ndikimit te medjave nga Shqireria, por nuk e duan i frikohen dhe e luftojne, si shume gjera tona te perbashketa, edhe gjuhen e se perbashket standarte shqipe etj., etj…!

  2. O baca Kup!!

    Ashtu eshte sic thua.
    Jo nuk duhet te kemi frike nga Shqiperia, por 360 shkalle i domosdoshem kthimi nga Shqiperia….!!
    Por dicka nuk jam me ty BACA KUP. Per çka thua ti. Qe po shkruaj dhe po te drejtohem NE VETEN E PARë ME TY. Pra, ne qofte se ti mendon se Mehet Kraja nuk e di se sa eshte e dobishme jo vetem bashkepunimi por afrimi dhe bashkimi i shqiptareve ne te gjitha fushat, po dhe territoriale, ateher nuk pajtohem me ty; ne qofte se ti mendon se ai eshte gjoja jo i informuar, nga eshte e mira apo nga eshte e keqja per popullin tone, prap nuk nuk pajtohem me ty…!

    Por mendoj qe kete ti e di, por e ke shprehur me zbutje e me disa metafora, duke e quajtur “akademikun” M. Krajes FOSILE, “kater pikat e tij banale apo se ai duhet freskuar te menduarit e te folurit shqip te tij. Jo. Ai keto i di, por ai kete nuk e do. Ai edhe e lufton kete afrim apo ndikim sic thot ai, te medjave nga Shqiperia, KUPTO frikes se afrimit te shiptareve, E ka frikë, tutet nga afrimin e shqiptareve rreth shtetit te vet NANË. Ai e do afrimin nga Serbia dhe kete e di dhe ti dhe une dhe shumica e jone, ketej ne keto treva tona te ndara… Prandaj po te them shkoqur, thuaje hapur, sepse nuk je trembur as ne kohet me te veshtira dhe tash nuk trembesh, por do qe te kesh nje lloj diplomacie, nje si qendrim gjoja “demokratik”, “te kulturuar”..! Asnje francez, amerikan, gjerman etj., nuk pat frike nga kulturat e tyre. Madje ata kane luftuar dhe i jane bashkuar kulturave dhe vendit te tyre, Bile, bile ata kane bere edhe bashkime edhe me te medha sic e di e gjithe bota, në SHBA e në BE etj. Dhe ju lumt atyre. I adhuroj te gjithe keta popuj, qe gjeten force e u bashkuan… Kete shembull te bashkimit te shqiptareve dhe ne ta ndjekim, pse jo. Pra s’ka me diplomaci, pra ske pse t’i thuash gjerave me rrotulla, indirekt e me “demokraci” asaj cka eshte e demshme per gjera te drejta, te ligjshme dhe te domosdoshme, per interesa te pergjithshme.
    Por keta qe i quan fosile dhe qe kane nevoje ta freskojne te menduarit shqip, jane pikerisht te vetedijshem se cka thone, e si shprehen. Keta jane ata qe i frigohen jo vetem ndikimit te medjave nga Shqireria, por nuk e duan e e i frikohen dhe e luftojne, si shume gjera tona te perbashketa, edhe gjuhen e se perbashket standarte shqipe etj., etj…!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu