CIA: Grupi ynë më i mirë në Shqipëri ishte ai i Alush Leshanakut

0
268

“Për ta rrëzuar regjimin e Hoxhës, së pari duhet ta njohim mirë situatën në Shqipëri”. Së paku për aq sa dakordësoheshin në vitin 1951 ekspertët e shërbimit të fshehtë amerikan dhe atij jugosllav, suksesi i operacioneve të përbashkëta kushtëzohej më së shumti nga njohja reale e gjendjes në Shqipëri. Pjesa e materialit që publikojmë më poshtë është vijim i dokumentit që zbardhëm në numrin e kaluar nga teksti i protokollit të takimit të zyrtarëve të lartë të CIA-s dhe UDB-së në vitin 1951 dhe bën fjalë për shkëmbimin e mendimeve për besueshmërinë e burime të informacionit brenda territorit të Shqipërisë. Në tri numrat e kaluar kemi bërë publike problemet e trajtuara në këtë takim për përafrimin e qëndrimeve të palës amerikane dhe asaj jugosllave për faktorët kryesorë të projektit të përbashkët. Nga bisedimet e zgjatura midis dy zyrtarëve, siç bie në sy, kanë rezultuar diferenca të theksuara për mënyrën e ndërhyrjes dhe aleatët e mundshëm të operacioneve klandestine në Shqipëri. Nga fillimi në fund qasja e zyrtarit të CIA-s fokusohej tek një ndërhyrje nga jashtë e mbështetur kryesisht nga organizatat politike të emigracionit shqiptar në Perëndim. Përkundër këtij projekti, UDB besonte vetëm në opsionin e një aksioni nga brenda, duke u mbështetur te faktori antikomunist në vend, madje edhe tek elementët e pakënaqur në radhët e lidershipit politik të regjimit. Pjesa në vijim hedh dritë në shkëmbimin e mendimeve për të njësuar burimet e informacionit dhe për të bashkërenduar tërësinë e veprimeve në operacionet për rrëzimin e Hoxhës. Përveç faktit se tashmë amerikanet ishin ulur me shërbimet e fshehta jugosllave për të përpunuar një projekt të përbashkët për Shqipërinë, ky dokument sjell edhe disa dëshmi shumë interesante të palës jugosllave. Konkluzionet e takimit në nivel të lartë të shërbimit amerikan CIA me shërbimin jugosllav UDB, zbulojnë aspekte të veçanta të zhvillimeve në Shqipëri në atë periudhë. Ky takim i rëndësishëm i dy shërbimeve që kishin një qëllim të përbashkët, rrëzimin e Hoxhës, vinte në një periudhë të vështirë për amerikanët. Megjithëse kishin tashmë disa vjet që operonin me grupe diversioniste kundër Hoxhës, amerikanët kishin hasur në një qëndresë shumë të fortë të shërbimit shqiptar, i cili kishte arritur që të neutralizonte çdo përpjekje për rrëzimin e Hoxhës. Megjithatë, duket se amerikanët nuk i kishin humbur shpresat. Jugosllavët, që pas denoncimit të 1948-s nga Blloku Sovjetik, ishin tashmë një vend që kërkonte me çdo kusht të mbijetonte ndaj presionit sovjetik. Për këtë arsye, jugosllavët me çdo mënyrë duhej të rrëzonin regjimin të Tiranës. Kështu pra, jugosllavët ishin shndërruar papritur në aleat natyral të amerikanëve, të cilët për arsye të ndryshme kërkonin rrëzimin e Hoxhës. Por ky dokument i rrallë i një protokolli kaq të detajuar të bisedimeve jugosllavo-amerikane, na jep një këndvështrim origjinal në filozofinë dhe metodat e të dyja shërbimeve për të rrëzuar regjimin shqiptar…

DOKUMENTI
TOP SEKRET
Komentet e FPBERM (emri i
koduar i UDB-së) për diskutimet
e KUBARK (emri i koduar i
CIA-s) për faktorët më të rëndësishëm
të jashtëm që influencojnë
Shqipërinë.

TOP SEKRET

Komentet e FPBERM ( emri i koduar i UDB-s per diskutimet e KUBARK ( emri i koduar i CIA-s) ne faktoret me te rendesishem te jashtem qe influencojne Shqiperine.

 

vazhdon nga numri i kaluar zbardhja e Protokollit te takimit ne nivel te larte te zyrtareve te CIA-s dhe UDB-se Jugosllave.

 

  1. Zoti S u pergjigjigj se shqiptaret e dine se Jugosllavia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqiperise.
  2. ( emri i fshire) e riperseriti perseri kete pike duke pyetur se cfare reaksioni mund te kishte nje deklarate e tille.
  3. Mbi kete Zoti S tha se Greqia nuk bere asnje deklarate te tille deri ne 1952. Ai tha se De gasperi beri nje lloj deklarate shume te pergjithshme ne kete ceshtje mbi eksperiencen dhe lidhjet historike shqiptaro-italiane e cila nuk ishte shume e bindshme.
  4. Zoti B tha se ka pasur fjale per te bindur Jugosllavine per te bere nje deklarate te perbashket me Italine. Ai permendi dyshimet jugosllave mbi intrigat italiane. ne cdo rast nje deklarate e tille nuk do kete efekt pasi dihet qe shqiptaret nuk kane besim tek Italianet. per me teper tha ai Jugosllavet nuk do te donin te kishin lidhje me Italianet per kete deklarate.
  5. Zoti B. tregoi faktin se dy ceshtje te rendesishme jane ngritur per sa i perket deklarates se perfaqesuesve te  CIA-s. a) qe besnikeria e forcave te ushtrise shqiptare ishte  e diskutueshme dhe b) besnikeria e Sigurimit ishte nje ceshtje e hapur per tu interpretuar si dhe qe disa anetare te Sigurimit ishin te gatshem per te punuar ne menyre aktive per te rrezuar Regjimin e HOXHES.
  6. ( emri i fshire) tha se keto deklarata ishin ne perputhje me zhvillimet operacionale dhe per kete arsye nuk ishin pjese e diskutimeve.
  7. Zoti B deshironte te dinte vertetesine e ketij informacioni. Me pare ai kishte permendur faktin se shume informacioine qe vinin nga burimet e emigraciinit ishin te egzagjeruara dhe shpeshhere ato ishin me shume nje deshire e ketij emigracioni se sa informacion real.  Ai tha se UDB-ja e kishie kete qendrim si pasoje e eksperiences se saj si dhe njohjes se shkelqyer te terrenit dhe konditave lokale. E gjitha kjo njohuri vjen si pasoje e informacioneve te marra nga Jugosllavia ne Shqiperi pergjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore.  Ai mendon se UDB-ja eshte shume me mire e mbrojtur nga keto lloj raportimesh. Ai vazhdoi te thoshte se UDB-ja kishte kete mendim si rezultat i eksperiences qe ajo kihste me grupet shqiptare te agjentures qe kishin hyre ne Jugosllavi. Ai permendi nje grup te Muharrem Bajraktarit i cili ishte detyruar te kerkonte mbrojtje ne Jugosllavi megjithate raportonte se Bajraktari kishte aq shume mbeshtetje ne zonen e tyre te operacioneve dhe te gjithe mezi prisnin qe ai te vinte.
  8. ne reference te ( emri i fshire) pershkrimit te takimit me VELEBIT, kur Velebit i kishte thene atij se ne rast Lufte, Jugosllavia do te marshonte ne Shqiperi per te mbrojtur prapavijen e saj, Zoti S komentoi se cdo kush ka te drejte te shprehe opinionin e tij. Ne kuader te marrdhenieve midis Jugosllavise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes tashme eshte e pranueshme qe te dyja vendet te konsultohen edhe per ceshtje me pak te rendesishme se kjo deklarate e VELEBIT mbi pushtimin e Shqiperise ne rast Lufte. Zoti S. mendon se do te ishte e deshirueshme nje deklarate mbi integritetin territorial te Shqiperise dhe ceshtjet qe lidhen me te, por kjo eshte nje ceshtje politike dhe  duhet ta vendosin njerzite e pershtatshem.
  9. Zoti S. shtoi se edhe pse Italianet thone se Jugosllavia eshte vendi i vetem qe deshiron nje status qui ne Shqiperi, duhet te jete e qarte nga ky takim se Jugosllavia eshte kunder regjimit te Hoxhes dhe ne favor te rrezimit te tij por vetem kur konditat nderkombetare jane te favorshme dhe situata e brendeshme e pershtatshme.
  10. Zoti C. komentoi se grupin me te mire qe CIA ka pasur ne Shqiperi deri me tani ishte grupi nen udheheqjen e Alush Leshanakut i vrare ne Dhjetor te 1950. Ai mendon se CIA merr informacion te rreme nga burimet e komitetit Shqiperia e Lire ashtu si ne rastin e grupit te Muharrem Bajraktarit te permendur me siper. Ne se Jugosllavet do te mbeshteteshin vetem ne informacionin e refugjateve dhe grupeve te agjenteve atehere konkluzioni do te ishte se rregjimi i HOxhes do te binte brenda 24 oresh.
  11. Kerkeses ( emri i fshire)  qe ne se rekomandimet e  UDB-se per nje sulm frontal propagandistik kunder Partise KOmuniste Shqiptare eshte jo e keshillueshme. Zoti S. u pergjigj se gjeja e pare qe duhej bere eshte pranimi i veprave pozitive te kryera nga Partia KOmuniste Shqiptare duke e ndare ate nga rregjimi i Enver Hoxhes. Ai mendon se do te ishte  gabim te pershkuajme se 45 mije anetare te partise komuniste jane hajdute, fashiste apo armiq te popullit. Ai mendon se pjesa me e madhe jane njerez me qellime te mira dhe deshirojne me te miren e vendit te tyre. Ne se ata po ndjekin nje rruge te gabuar nuk eshte faji i partise por e udheheqjes. Zoti S mendon se duhet shkaterruar ideja se Hoxha ka monopolin e mbrojtjes se pavaresise se Shqiperise. Ai konsideron se Hoxha duhet akuzuar si vegel e skllaverimit sovjetik. Ai po keshtu tha se integritetit i territorit shqiptar mund te arrihen nga ndyshimet pozitive te revolucionit. Ai shtoi se vetem Jugosllavia ka deklaruar se  Italia nuk ka asnje te drejte mbi Shqiperine. Eshte esenciale qe te ndajme idene e likuidimit te rregjimit te HOxhes nga idea e restorimit te sistemit te vjeter social ekonomit ne Shqiperi.
  12. Referuar nje deklarate te bere me perpara nga UDB-ja mbi minoritetet shqiptare ne Jugosllavi dhe ne se ishte e mundur sjellja nga Shqiperia e njerzve afer Shehut ( emri i fshire) kerkoi te dinte ne se Jugosllavet mund te shpjegonin dicka me shume.
  13. Zoti C u pergjigj se keta njerez ishin persona te cilet Shehu i kishte rekrutuar per operacione kunder Jugosllavise.

 

Pjesa e Fundit

 

Seksioni i fundit i ketij takimi filloi ne oren 17.15 ne 17 Shkurt me diskutimet e Pikave III te axhendes

 

(emri i fshire) deklaroi se ishte e veshtire per perfaqesuesit e  CIA-s te japin nje analize kritike te informacionit te shkembyer deri me tani vecanerisht per faktin se informacioni i dhene nuk eshte i mjaftueshem. Ai shprehu mendimin se te dig Sherbimet mund te bejme me shume se sa kane bere deri me tani si dhe sygjeroi per hartimin e nje marreveshje te perbashket me te kompletuar per shkembimin e cdo lloj informacioni si dhe ne interrogimin e agjenteve. Perpjekjet e  CIA-s per te perdorur pyetesoret e UDB-se ne marrjen ne pyetje te refugjateveqe mund te kene akses me shpresen se perfaqesuesit e UDB-se do te bejne te njejten gje.  (emri i fshire) sygjeroi per nje shkembim te plote te te gjithe informacionit pozitiv te brendeshem dhe te jashtem.

 

ne kete pike, Zoti B tha se UDB-ja ishte e interesuar per Shqiptaret ne Gjermani pasi mendon se ne mesin e tyre duhet te kene penetruar agjente te cilet raportojne mbi planet e operacioneve parashutiste. ( Kjo deklarate me duket u be duke ju referuar nje ceshtje te nje operacioni ku perfshihej Konsulli Jugosllav ne munich i cili perpiqej te organizonte nje rrjet spiunazhi ne KOmanine Shqiptare 4000 aktiviteti i te cilit ishte nen jurudiksionin amerikan dhe qe e kishin ndaluar kete operacion duke i terhequr vemendjen UDB-se nepermjet (   emri i fshire)

Referenca te ndryshme u bene nga UDB-ja per nje raport mbi penetrimin e operacioneve parashutiste gjate kesaj konference duke hedhur dyshimin se Operacionet e CIA-s kane deshtuar si rezultat i njoftimit te autoriteteve shqiptare me data dhe vendet e hedhjes qe me perpara se keto grupe te niseshin ne Mision.

 

(Emri i fshire) u pergjigjigj se agjentet tane nuk seleksionoheshin nga Kompania Shqiptare pasi keto grupe jane pare se ishin shume te pa pershtatshme.

 

Zoti S beri disa komente mbi kete duke thene se UDB-ja ka disa informacione shume interesante mbi kete ceshtje.

 

( Emti i fshire) kerkoi reagimin e UDB-se mbi deshiren dhe prakticitetin e rritjes se shkembimit te informacionit ndermjet te dyja Sherbimeve.

 

Zoti S u pergjigjigj se deri me tani ne principin baze per keto shkembime eshte rene dakort qe me pare. Per cdo rast ai tha se UDB-ja bie dakort ne propozimin e pergjithshem. Ai vazhdoi duke thene se megjithese shkembimi i informacioneve ndermjet te dyja sherbimeve kishte nje kohe te shkurter qe po ndodhte, ky shkembim kishte rezultuar shume i ngadalshem. Ai mendon se duhet nje shkembim i ri dhe informacione te reja. Zhvillimi i rritjes se informacionit duhet te paraprihet nga pyetje specifike te bera nga Sherbimet respektive. Ai tha se UDB-ja nuk ka pyetesore pasi ioficeret e saj dine shqip, e njohin situaten ne shqiperi shume mire. Ai ra dakort per shkembimin e informacionit CE e cila do te shkarkoje peshen e punes ne te dyja sherbimet. Ai deklaroi se UDB-ja ka marre disa informacione specifike te cilat do te ishin me shume vlere per CIA-n ne se te dyja sherbimet do te hynin ne kete marrveshje. Keto informacione kane te bejne vecanerisht me grupet e parashutisteve te cilat kane zbarkuar ne zona te cilat autoritete shqiptare i dinin me perpara duke nenkuptuar se planet per keto zbarkime duhet te jene ditur prej tyre. Ai po keshtu tha se UDB kishte informacion se agjente te caktuar ne gjirin e grupeve qe zbarkonin ne shqiperi dorezoheshin menjehere sapo ishin ne shqiperi indikacion ky se keto grupe duhet te jene penetruar me perpara. Ai mendon se kjo ceshtje eshte nje ceshtje shume e rendesishme ne se do te kemi parasysh qe ne keto operacione nuk kemi te bejme vetem me Sherbimin e Fshehte Shqiptar por edhe me Sherbimin Sovjetik dhe te gjitha aparatin e inteligjences se Kominternit. Ai perfundoi se Sherbimi i tij do te donte te jepte mendimin e vet mbi infomecionin e marre nga CIA deri me tani.

 

Nga Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu